Home / Lajme / Maqedoni / Takim pune e Këshillit organizativ për shënimin e 100 vjetorit të Ditës së Flamurit

Takim pune e Këshillit organizativ për shënimin e 100 vjetorit të Ditës së Flamurit

16 janar-Nesër për vizitë në Maqedoni në komunën e Çairit do të jetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i cili do t’iu bashkëngjitet manifestimeve që do të jenë në sheshin Skënderbeu për të promovuar edhe fillimin e punimeve të rregullimit të sheshit. Në vazhdim do të vendosen lule te përmendorja e Skënderbeut, pastaj të ftuarit do të shkojnë në Prishtinë në manifestimin që organizohet për shënimin e 30 vjetorit të Flakës së janarit të asaj kohe, e cila historikisht dha rezultatet e veta që ne për këtë jemi dëshmitarë”, theksoi në fund zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi.

Këshilli Organizativ për shënimin e 100 vjetorit të Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë sot mbajti takimin e parë të punës. Në takim u diskutua propozim programi për shënimin e 100 vjetorit, si dhe u njoftua për aktivitetin e parë të këtij Këshilli, që do të realizohet nesër. Zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi me këtë rast tha se do të koordinohen aktivitetet për t’i grumbulluar idetë të cilat në mënyrë të veçantë logjistika e vetë Këshillit organizativ do t’i koordinojë dhe do t’i përzgjedhë që të ketë mundësi të definojë agjendë e cila do të respektohet gjatë tërë vitit. Bartës të aktiviteteve do të jenë institucionet siç janë universitetet, shoqatat e shkrimtarëve dhe shumë institucione tjera nga pushteti lokal, me qëllim që të mos kufizohen aktivitetet. “Këshilli organizativ për shënimin e 100 vjetorit të Pavarësisë të shtetit shqiptar dhe Ditës së Flamurit ka pas për qëllim sot të koordinojë dhe t’i grumbullojë të gjitha idetë, që të gjithë përfaqësuesit në mënyrë të veçantë duhet të përzgjedhin. Ideja kryesore është që ne të koordinohemi se prej nesër do të fillojnë aktivitete që janë tradicionale siç është 17 janari, që këtu shënohet në sheshin e Skënderbeut në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku tradicionalisht do të vendosen lule te përmendorja”, tha Xhaferi. Ai më tej shtoi se me këtë rast është bërë tradicionale të shënohet edhe Flaka e janarit, më 17 janar, për nder të përkujtimit të vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës para 30 viteve, që korrespondon me 30 vjetorin e organizimit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, e cila ishte bartëse e aktiviteteve politike e më pas ushtarake dhe iniciatore e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “E gjithë kjo i dedikohet 100 vjetorit të pavarësisë dhe shtet-formësisë të shqiptarëve me kusht që ne të kemi pjesën tonë. Ideja jonë është që në mënyrë institucionale, përmes përfaqësuesve të pushtetit qendror dhe pushtetit lokal t’i organizojmë dhe ta manifestojmë me respektin tonë këtë përvjetor”, theksoi më tej zëvendëskryeministri, Xhaferi. Ai gjithashtu bëri të ditur se për vizitë në Maqedoni në komunën e Çairit nesër do të jetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i cili do t’iu bashkëngjitet manifestimeve që do të jenë në sheshin Skënderbeu për të promovuar edhe fillimin e punimeve të rregullimit të sheshit. “Në vazhdim do të vendosen lule te përmendorja e Skënderbeut, pastaj të ftuarit do të shkojnë në Prishtinë në manifestimin që organizohet për shënimin e 30 vjetorit të Flakës së janarit të asaj kohe, e cila historikisht dha rezultatet e veta që ne për këtë jemi dëshmitarë”, theksoi në fund zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *