Home / Lajme / Maqedoni / Të krishterët ortodoksë e festojnë Lindjen e Krishtit – Krishtlindjet

Të krishterët ortodoksë e festojnë Lindjen e Krishtit – Krishtlindjet

7 janar-Me rastin e Krishtlindjeve, z.z. Stefan dhe anëtarët e Sinodit të shenjtë arkierik të KOM-it, të gjithë besimtarëve, përmes shërbesës së krishtlindjeve, u dëshirojnë paqe dhe bekim nga Zoti, duke i prëshëndetur me përshëndetjen e gëzuar – krishti u lind.

Të krishterët ortodoksë në Maqedoni sot e festojnë Lindjen e krishtit – Krishtlindjet. Në të gjitha tempujt e Kishës ortodokse të Maqedonisë sot në mëngjes po mbahn liturgji të krishtlindjeve. Shënimi qendror është në Kishën “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, ku arqipeshkvi z.z. Stefan shërben liturgjinë festive.

Me rastin e Krishtlindjeve, z.z. Stefan dhe anëtarët e Sinodit të shenjtë arkierik të KOM-it, të gjithë besimtarëve, përmes shërbesës së krishtlindjeve, u dëshirojnë paqe dhe bekim nga Zoti, duke i prëshëndetur me përshëndetjen e gëzuar – krishti u lind.

“Me lindjen e djaloshit nga Betlehemi u kumtua gëzimi i papërsëritur, sepse ndriçoi drita e mendjes dhe u lajmërua e vërteta se Zoti nga dashuria u lind si njeri – si Njeri i Zotit. Kështu, në Djalin e Zotit e pamë pamjen e njeriut të përsosur dhe përmes Tij na u zbulua kuptimi i ekzistimit të njeriut dhe botës. Në të vërtetë, çdo ngjarje e lidhur me të vërtetën e zbuluar të Zotit është mrekulli, e përmes lindjes së krishtit e prekim mrekullinë më të madhe në qiell dhe në tokë, në historinë dhe përjetësinë, mrekullinë e Lindjes së Zotit”, thuhet mes tjerash në fjalimin e arqipeshkvit të Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefanit me rastin e Krishtlindjeve.
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dërgoi urim me rastin e festës së madhe ortodokse Krishtlindjeve për të gjithë besimtarët maqedonas, shqiptarë dhe të tjerë të besimit ortodoks.

“Krishlindjet janë festë e cila në thelb e shënon besimin në Zot dhe në jetë dhe transmeton porosi për më të mirën në besimin, shpresën, respektin, dashurinë dhe paqen. Në mënyrë tradicionale, festat fetare në Maqedoni festohen nga të gjithë qytetarët në tolerancë shembullore dhe mirëkuptim për shkak se këto vlera njerëzore i kërkon edhe besimi nga të gjithë ne dhe ne çdoherë gjejmë forcë dhe vullnet që të festojmë së bashku. Krishtlindjet, gjithashtu janë një ndër festat e cila sjell paqe, gëzim dhe lumturi të cilën të gjithë besimtarët e dërgojnë me urime dhe dëshira deri tek të tjerët për çka më mirë një të nesërme të përbashkët. Për këtë, më lejoni që edhe një herë t’ju uroj të gjitha të mirat në jetë me rastin e kësaj feste të madhe ortodokse”, thuhet në urimin e Ahmetit.
VMRO-DPMNE-ja të gjithë të krishterëve ortodoksë në Republikën e Maqedonisë, ua uron ditën e lindjes së Krishtit – Krishlindjet.

Festimi i ditës së sotme shfaq festë të jetës, bshkimin me Zotin, shënohet besimi i fuqishëm dhe i sinqertë në shpëtimin, në mënyrë simbolike shënohet fillimi i ri, zanafilla e jetës e cila don të thotë besim në të mirën, shpresë për shpëtim dhe dashuri ndaj të afërmëve”, thuhet në urimin drejtuar besimtarëve orotodoksë nga VMRO-DPMNE-ja.

“Rëndësia e festës dhe baza e festimit të saj që t’i ndriçojë familjet tona, ta shumojë dashurinë dhe të na ndihmojë që t’i përparojmë vlerat e përbashkëta në të cilat qëndron shoqëria e Maqedonisë, e të cilat janë fitimi jonë i përbashkët. Për shkak se vetëm të bashkuar, përmes ndarjes së vlerave të përbashkëta, përmes respektimit të specifikave, me ndriçim në atë që besojmë, me besim të sinqertë dhe të fuqishëm, por edhe ndihmë të Zotit mund të tejkalohen të gjitha vështirësitë dhe të gjitha sfidat. Vetëm kështu mund t’i realizojmë qëllimet tona, të sigurojmë jetë më të mirë për qytetarët, të krijojmë shtet të zhvilluar ekonomikisht dhe perspektiv” thuhet në urim.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *