Home / Lajme / Maqedoni / Të përmirësohen marrëdhëniet ndëretnike

Të përmirësohen marrëdhëniet ndëretnike

30 janar-Zv/kryeministri Xhaferri edhe njëherë bëri të ditur se festa e flamurit shqiptar do të organizohet edhe në Maqedoni, ndërsa aktivitetet do të koordinohen me Republikën e Shqipërisë.

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku deklaroi sot në Shkup se marrëdhëniet ndëretnike ende mbetet problem madhor për Republikën e Maqedonisë.

Këto komente ai i bëri pas një takimi me zv/kryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferri, ku u bisedua për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, bashkëpunimin në mes dy vendeve, Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit si dhe për temat tjera.

“Ndamë pikëpamjen e përbashkët se krahas progresit që është bërë në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit ende ka punë për tu bërë, kryesisht në fushën e rritjes së besimit reciprok, përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe bashkimin e energjive për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë. Poashtu, në bilancin e bashkëpunimit dypalësh përmendëm nevojat bazike të cilat lidhen me marrëveshjet që janë në proces dhe ato që duhet ët bëhen në të ardhmen, siç është marrëveshja për lëvizjen pa pasaporta e cila duhet të procedohet në parlament, por natyrisht edhe marrëveshje të tjera siç është marrëveshja për ujërat,”- u shpreh Çejku, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ai tha se, në këtë takim është përmendur edhe një nga angazhimet e fundit të zëvendëskryeministrit në cilësinë e kryetarit të këshillit organizativ për festimet e 100 vjetorit.

“Në këtë takim u theksua se ky përvjetor ky jubile është jashtë çdo ndikimi politik. E rëndësishme është që të ketë një koalicion të zgjeruar të kontributit të gjithë faktorëve. Shqipëria 100 vjeçare është një shtet me kontribut me rajonin e Ballkanit. Gjatë këtyre 100 vjetëve Shqipëria ka dhënë një kontribut për paqen lirinë stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit. Me këtë rast ftoj të gjitha institucionet, jo vetëm qeveritare por edhe jo-qeveritare të bashkojnë kontributin e tyre në vlerësimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe të bashkojnë kontributin e tyre për një vizion të përbashkët të Ballkanit perëndimorë”, shtoi diplomati shqiptar.

Zv/kryeministri Xhaferri edhe njëherë bëri të ditur se festa e flamurit shqiptar do të organizohet edhe në Maqedoni, ndërsa aktivitetet do të koordinohen me Republikën e Shqipërisë.

“Fjala është që ne të harmonizojmë një kalendar të ngjarjeve të cilat do të përkujtohen dhe shënohen në Shqipëri dhe këtu në Maqedoni që të mos ketë duplifikim të ngjarjeve, që të mos ketë shpërndarje të energjive dhe kjo të jetë në mënyrë sa më dinjitoze që respekton shqiptarët pavarësisht se në cilët kufij politik jetojnë. Dhe në kuadër të aktiviteteve të përditshme që ne zhvillojmë këtu duke pas parasysh implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, krijimin e rrethanave më të mira ndëretnike dhe kontributin e Shqipërisë në stabilitetin këtu në rajon. Përkrahjen që Republika e Shqipërisë që i jep Republikës së Maqedonisë në integrimin në NATO dhe BE dhe aktivitetet rajonale që Shqipëria vazhdimisht dhe në mënyrë konstruktive po kontribuon në një klimë më të mirë rajonale në zhvillimin e rajonit, gjegjësisht integrimin e Ballkanit perëndimorë në Strukturat euro-atlantike”, deklaroi Xhaferri.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *