Home / Lajme / Maqedoni / Tetova festoi qetë

Tetova festoi qetë

3 janar-Nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, njoftojnë për një natë të qetë dhe me pak prishje të rendit dhe të qetësisë publike. Policia ka rregjistruar vetëm 4 raste edhe atë vetëm sulme fizike.
Një tetovar i moshës 34 vjeçare është dërguar në Spitalin e Tetovës pasi është sulmuar në një klub nga dy persona dhe ka marrë lendëime të rënda mirëpo për shkak të gjendjes së madhe të alkoolizuar ai nuk ka mund të tregon identitetin e atyre që e sulmuan.

Ndrrimi i motmoteve në Tetovë edhe si viteve të kaluara është përcjellur me një program festiv në sheshin Iliria. Edhe pse janë rregjistruar temperatura mjaft të ulta, shumë prej qytetarëve kanë preferuar të festojnë ndërrimin e datave kalendarike në qendrën e qytetit ku mijëra vetë festuan me koncertin e organizuar nga Komuna e Tetovës. Këngëtarja e njohur nga Tetova, Big Mama dhe Grupi Dea ishin ata që argëtuan tetovarët në mesnatë gjatë ndrimit të viteve.Atmosfërë ë mrekullueshmë, ka mbrëtëruar ëdhë nëpër rëstorantët ë Tetovës. Në to si çdo vit, pa fishëkzjarrë por më një atmosfërë të këndshmë muzikorë, është përcjëllur 2001, ndërsa nga viti i ri është kërkuar më shumë dashuri paqë dhë siguri në botë. Ndihma ë shpëjtë e Spitalit të Tëtovës, për dallim nga vitet tjëra nuk ka pasur shumë punë. Në këtë repart ndihmë kanë kërkuar gjithsej 5 raste të cilët, dy më djegie të lehta në duar dhe në sy dhe në tri rastë të moshës 15 deri 17 vjeç në gjëndjë të alkoolizuar të cilët pas marrjës së ndihmës janë lëshuar për shërim shtëpiak. Fëmiu i parë i këtij viti, ka lindur në orën 5 e 20 minuta, është vajzë dhe peshon 1660 gram. Edhe pse vajza ka lindur me vështirësi gjendja e saj deri është e mirë ndërsa është fëmija e parë i nënës Baftije Ibraimoviç.

Nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, njoftojnë për një natë të qetë dhe me pak prishje të rendit dhe të qetësisë publike. Policia ka rregjistruar vetëm 4 raste edhe atë vetëm sulme fizike.
Një tetovar i moshës 34 vjeçare është dërguar në Spitalin e Tetovës pasi është sulmuar në një klub nga dy persona dhe ka marrë lendëime të rënda mirëpo për shkak të gjendjes së madhe të alkoolizuar ai nuk ka mund të tregon identitetin e atyre që e sulmuan. Ndërkohë që policia raporton edhe për disa aksidente të vogla, të cilët kanë kaluar vetëm më dëme materiale.

Ndërkaq, më 1 janar poashtu është rregjistruar sulmi I parë me gurrë ndaj trenit me numër 663 që lëvizte në relacionin Kërçovë-Shkup.

Rasti ka ndodhur në fshatin Orashë e Poshtme, ndërsa stacioni policor në Jegunoc për rastin në fjalë është njoftuar nga drejtuesi i trenit. Nuk ka pasur të lënduar ndërsa është thyer vetëm një dritare.

Për dallim nga vitet 2009 dhe 2010, vitin e kaluar ka pasur më pak sulme me gur ndaj trenave. Sipas policisë së Tetovë, treni më shpesh është sulmuar në hyrje të Tetovës, në afërsi të mbi kalimit për në fshatin Bërvenicë, në stacionin e Hekurudhave në Gostivar dhe në fshatin Padalisht. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *