Home / Lajme / Maqedoni / Teuta i jep letren e Gruevsit derguar Papademos

Teuta i jep letren e Gruevsit derguar Papademos

25 janar -Zëvendëskryeministrat Arifi dhe Pangallos biseduan edhe për mundësitë për avancim të bashkëpunimit në pjesën e shfrytëzimit të fondeve nga komponenti për bashkëpunim tejkufitar në suaza të Instrumentit për ndihmë parainkuadruese – IPA, si dhe për avancim të bashkëpunimit rajonal

Zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e angazhuar për çështje evropiajne, Teuta Arifi, sot në Athinë u takua me zëvendëskryeministrin grek, Teodors Pangallos.

Siç kumtoi Sekretariati për çështje evropiane, gjatë takimit, zëvendëskryeministrja Arifi i prezantoi aktivitetet dhe reformat të cilat po zbatohen në Republikën e Maqedonisë në kahje të plotësimit të kritereve për anëtarësim në BE.

Zëvendëskryeministrat Arifi dhe Pangallos biseduan edhe për mundësitë për avancim të bashkëpunimit në pjesën e shfrytëzimit të fondeve nga komponenti për bashkëpunim tejkufitar në suaza të Instrumentit për ndihmë parainkuadruese – IPA, si dhe për avancim të bashkëpunimit rajonal.

Gjatë takimit, qëndron në kumtesë, është biseduar edhe për Marrëveshjen e Ohrit, me ç’rast Arifi ka shprehur kënaqësi nga qëllimet të cilat u arritën me implementimin e tij.

Zëvendëskryeministri Pangallos theksoi se Greqia e mbështet perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani perëndimor.

Dy bashkëbiseduesit i bënë thirrje komunitetit afarist të të dy vendeve për përmirësim dhe përforcim të bashkëpunimit ekonomik.

Takimi u mbajt me nismë të zëvendëskryxeministres Teuta Arifi.
Zëvendëskryeministrja Teuta Arifi në takimin e sotëm me kolegun e saj grek Teodoros Pangallos në Athinë, sipas burimeve diplomatike, do të dorëzojë letër zyrtare nga kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski drejtuar Llukas Papademosit, me të cilën kërkohet takim, sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Më lejoni në fillim të shpreh respekt të lartë për Ju dhe shtetitn Tuaj, Republikën e Greqisë. Do të dëshiroja me këtë rast, në fillim të këtij shkrimi të vogël drejt Jush, të riafirmoj se ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, përkatësisht të marrëdhënieve miqësore dhe të partneritetit të Republikës së Maqedonisë me të gjithë fqinjët e vet është prioritet i shtetit tonë, të cilin e kultivojmë gjatë tërë viteve të shkuara, si edhe sot”, thuhet në fillim të letrës.

Marrëdhëniet e këtilla, qëndron më tej në letrën e Gruevskit drejtuar Papadhemosit, përpiqemi të ndërtojmë përmes nismave nga më të ndryshmet për bashkëpunim të përbashkët me fqinjët tanë përmes temave, projekteve, planeve individuale, si dhe përmes vendosjes së dialogut cilësor dhe prëgjegjës në të gjitha nivelet ku ajo është e mundur dhe e nevojshme.

“Për këtë arsye do të dëshiroja të theksoj se pikërisht në frymën e ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore ekziston domosdoshmëri e mirëmbajtjes së dialogut të ndësjelltë direkt në nivel më të alrtë edhe ndërmjet dy shteteve tona, e posaçërisht edhe gjatë rasteve kur ekzistojnë çështje të cilat janë të hapura dhe zgjidhja e të cilave duhet të jetë e interesit të ndërsjelltë”, thekson kryeministri Gruevski.

Prej këtej, më lejoni që me këtë shkresë ta riafirmoj nevojën për një takim me Ju, me ç’rast edhe ta shpreh gatishmërinë time për të ardhur në Athinë, Republikën e Greqisë apo Ju të vini në Shku, Republikën e Maqedonisë, apo ndërkaq të takohemi në ndonjë vend tjetër, ku Ju përshtatet Juve, dhe atë sa më shpejtë të jetë e mundur, në mënyrë që të bisedojmë për zhvillimin e marrëdhënieve tona bilaterale dhe për kontekstin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të vendit tim, nënvizon në letrën e tij kryeministri Gruevski.

Në letër, më tutje ai shpreh bindje se një takim i tillë do të paraqesë stimul të fuqishëm dhe momentum pozitiv për bisedimet rreth çështjes së emrit, që po zhgillohen nën patronatin e Kombeve të Bashkuara, të cialt së bashku me vendimin pozitiv dhe rekomandimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë do të ishin pjesë e rrumbullakësimit të çështjeve dhe zgjidhjeeve të interesit të përbashkët lidhur me çështjen për emrin në kontekst të integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

“Më lejoni që me këtë letër të shpreh gatishmërinë dje vullnetin e qartë të padyshimtë për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të ndërsjelltë për kontestin i cili është hapur nga shteti juaj, e i cili ka të bëjë me emrin e vendit tim”, thekson në letër Gruevski.

Nëpërmjet prizmës së mirëkuptimit të ndërsjelltë dhe me vullnet për arritje të interesit reciprok dhe mbrojtjes së shteetit tim dhe të Juaj nga aspektet e fituesve dhe dështuesve në këtë kontest, thekson kryeministri Gruevski, do të dëshiroja që me këtë shkresë ta hapë edhe një herë mundësinë për takim në nivel më të lartë dhe dialog i cili do të zhvillohej me qëllim që të stimulohet procesi për gjetjen e zgjidhjes për emrin.

“Në pritje të përgjgijes Suaj pozitive për mbajtjen e një takimi të shpejtë, pranoni edhe një herë zotëri Kryeministër shprehjet e respektit tim të lartë, e përfundon letrën e tij kryeministri Gruevski, drejtuar kryeministrit grek Papadhemos.

Nga Kabineti i kryeministrit të Maqedonisë konfirmuan se është dërguar një letër e këtillë, me ç’rast theksuan se zëvendëskryeministrja Arifi është e autorizuar ta shfrytëzojë rastin e sotëm dhe takimin me Pangallosin për ta dorëzuar këtë letër nga kryeministri i Maqedonisë Gruevski, dërguar kryeministrit grek Papademos

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *