Home / Lajme / Rajon / Thaçi spastron partinë nga të vjetrit

Thaçi spastron partinë nga të vjetrit

11 janar-“Ky veprim i Thaçit është dëshmuar edhe me rastin e zgjedhjeve të fundit, ku shumë nga të vjetrit janë lënë jashtë listës zgjedhore. Po ashtu pas zgjedhjeve ata janë lënë jashtë qeverisjes”, ka thënë ky burim, duke paralajmëruar një rrezik të madh për PDK-në.

Partia Demokratike e Kosovës gjendet para një sprove të vështirë. Afrimi i kohës së mbajtjes së kuvendit zgjedhor, ka filluar ta dridh partinë më të madhe në vend dhe lidershipin e saj.

Rreziku i një përçarje të PDK-së nga fakti i anashkalimit të strukturës së vjetër të njerëzve dhe tendencat e sjelljes së kuadrove të reja në parti është më se evidente, shkruan e përditshmja “Zëri”.

Qysh tash ka filluar një luftë e ashpër ndërmjet gjeneratave se kush do të mbetet në parti e kush do të shkojë. Kështu të brenda kryesisë së PDK-së, sipas të cilave kreu i partisë, Hashim Thaçi, tash e ka sa kohë ka filluar ta spastrojë partinë nga të vjetrit.

“Ky veprim i Thaçit është dëshmuar edhe me rastin e zgjedhjeve të fundit, ku shumë nga të vjetrit janë lënë jashtë listës zgjedhore. Po ashtu pas zgjedhjeve ata janë lënë jashtë qeverisjes”, ka thënë ky burim, duke paralajmëruar një rrezik të madh për PDK-në.

Ky zyrtar i lartë i PDK-së, ka thënë se kuvendi zgjedhor që pritet të mbahet kah mesi i këtij viti mund ta përçajë keq partinë si dhe të krijojë fraksione brenda partisë.

“Nga ky reformim, të cilin po pretendon ta bëjë Hashim Thaçi, shumë njerëz që kanë dhënë një kontribut të madh për partinë, do të mbesin jashtë organeve më të larta”, tha ky zyrtar, duke mos përjashtuar kështu edhe lënien jashtë të emrave shumë të rëndësishëm të PDK-së.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *