Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi takoi Lulzim Bashën

Thaçi takoi Lulzim Bashën

17 janar-„ Sigurisht, ju e dini se bashkinë apo komunën më të madhe të shqiptarëve, e drejton figura e Partisë Demokratike Shqiptare dhe një kombinim i përvojës që ka z.Basha me drejtuesin e komunës së Tetovës do të realizohet shumë shpejt dhe mendoj se do të na ndihmojë të gjithëve“, theksoi kreu i PDSH-së.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Maqedoni u prit sot në një takim të veçantë nga kreu i PDSH-së z Menduh Thaçi.

Kreu i Bashkisë së Tiranës dhe kreu i opozitës shqiptare në Maqedoni ndanë së bashku pikëpamje mbi zhvillimet e fundit si dhe rolin e shqiptarëve.

“Kam kënaqësinë e veçantë të ritakohem me zotin Menduh Thaçi, liderin e Partisë Demokratike të Shqipëtarve, liderin e opozitës shqiptare në Parlament, me të cilin ndajmë rregullisht pikëpamjet tona mbi çështjet e zhvillimeve aktuale në Maqedoni, në Shqipëri. Unë e çmoj jashtëzakonisht rolin konstruktiv të opozitës së drejtuar nga z.Thaçi, rol i cili konvergon me interesin kombëtar, konvergon nga interesi rajonal për integrim europian dhe euro-atlantik dhe veçanërisht në pozitën time si Kryetar i Bashkisë, njësisë më të madhe vendore të shqiptarëve në Ballkan, pata kënaqësinë të ndaj mendime me një parti politike, liderin e një partie politike, që ka një peshë të veçantë në organet e vetëadministrimit vendor në Maqedoni dhe në këtë 100-vjetor të shtetit shqiptar, interesat tona për një konsolidim të bashkëpunimit ekzistues dhe hapjen e fushave të reja të bashkëpunimit midis gjithë komunave dhe bashkive shqiptare në rajon do të përkthehet në aktivitete e angazhime konkrete, jo vetëm të lidershipit, por të të gjithë faktorëve politikë të shoqërisë civile, ekonomikë, në mënyrë që roli i pushtetit vendor në këtë 100-vjetor të jetë determinant, përcaktues, sa i përket një fryme të re, një përqasje dhe vizioni të ri, për rolin që ne duhet të luajmë, si organet më afër qytetarëve, në përcjelljen e zërit të qytetarit në pushtetin lokal, pse jo edhe në pushtetin qëndror dhe në jetësimin e aspiratave të qytetarëve, që nga ato më të thjeshtat që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës, deri tek ato më të rëndësishmet që kanë të bëjnë me aspiratat euro-atlantike dhe natyrisht me aspiratat kombëtare të shqiptarëve kudo që jetojnë”, ka theksuar Basha pas takimit.

“Pa dyshim është jo vetëm kënaqësi, por edhe nder të takohem me z.Lulzim Basha. Është figurë tepër e rëndësishme politike, jo vetëm si Kryetar Bashkie. Jemi takuar edhe më parë, biseduam për shumë çështje..Basha shprehu mbështetjen e kësaj politike korrekte që kanë shqiptarët dhe PDSH, në drejtim të Maqedonisë. Sigurisht, Shqipëria është jashtëzakonisht e interesuar, që i gjithë rajoni të ecë përpara drejt proceseve integruese. Nga ana tjetër, unë ritheksova brengën e PDSH-së, për shkak të bllokimit të procesit integrues, mospasjes së asnjë sinjali, (mos ta quaj shpresës), se ky proces do të zhbllokohet, vështirësitë në të cilat hasin shqiptarët kohët e fundit, si në aspektin e të drejtave kombëtare, ashtu edhe në aspektin e një varfërie e cila dita-ditës u kanoset. Biseduam edhe për shumë çështje të tjera“, ka theksuar Thaçi.

Ai ka folur edhe për bashkëpunimin midis Bashkisë së Tiranës dhe komunës së Tetovës.

„ Sigurisht, ju e dini se bashkinë apo komunën më të madhe të shqiptarëve, e drejton figura e Partisë Demokratike Shqiptare dhe një kombinim i përvojës që ka z.Basha me drejtuesin e komunës së Tetovës do të realizohet shumë shpejt dhe mendoj se do të na ndihmojë të gjithëve“, theksoi kreu i PDSH-së. Ai tha se është e vështirë, që në këto momente të jepen premtime apo parashikime pozitive për të ardhmen e Maqedonisë, deri në momentin që qeveria nuk jep sinjale serioze, se është e gatshme të zhbllokojë procesin integrues, gjë të cilën, pa kurrfarë kërkese apo kompromisi do ta mbështesë partia jonë”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *