Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Për një rregjistrim kredibil

Thaçi:Për një rregjistrim kredibil

12 janar-“Unë e kam pas të qartë që nga viti 2008 se zoti Gruevski nuk ka ndërmend të debllokojë procesin integrues , megjithatë Ali Ahmeti dhe BDi-ja na kanë rejt në mënyrë brutale disa herë se pas këtij samiti, apo atij samiti, pas samitit tjetër ,tash ngelet se çka do të bëjnë ata pas pozicionimit të këtillë të Greuvskit”, tha Menduh Thaçi.

-Kryetari I Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi ka deklaruar sot në Tetovë se për qëndrimet e Greuvskit për euroskpeticizëm duhet të pytetet BDI-ja e cila disa herë ka premtuar integrimin e evndit në BE. “Unë e kam pas të qartë që nga viti 2008 se zoti Gruevski nuk ka ndërmend të debllokojë procesin integrues , megjithatë Ali Ahmeti dhe BDi-ja na kanë rejt në mënyrë brutale disa herë se pas këtij samiti, apo atij samiti, pas samitit tjetër ,tash ngelet se çka do të bëjnë ata pas pozicionimit të këtillë të Greuvskit”, tha Menduh Thaçi. Ai këto komente i bëri para fillimit të mbledhjes së kuvendit qendror, ku ai informoj anëtarët e kuvendit lidhur me aktivitetet e partisë gjatë këtyre muajve dhe ndryshimet statutare me mënyrën e re të emërimit të sekretarëve. Lidhur me bashkëpunimin me Rilindjen Demokratike Kombëtare lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, thotë se është një bashkëpunim i cili do të rikthejë dinjitetin e shqiptarëve, megjithëse pranon se ka shumë punë për tu bërë.“Në mënyrë të ngaldatë të sigurtë, rrallë e përmallë, jo shpesh e përshesh, është një proces i delikat. E di se qytetarët janë në gjendje të rëndë dhe të mjerueshme, të keqe, kanë shpresa se ky bashkëpunim shpejtë mund ta ndryshojë situatën, nuk dua ti mashtroj, dua ti përkujoj se ai sekundi kur lëshohet fleta e votimit zgjatën katër vjet fatkeqësisht. DO të punojmë mirë besoj se ngadalë do të shkojmë drejt rikthimit të dinjitetit dhe krenarisë së shqiptarëve por ka shumë punë, nuk është lehtë”, tha ai. I pyetur për paralajmërimet e deputetëve të kësaj partie se do të bëjnë çmos që rregjistrimi të dështojë, Thaçi, thotë se PDSH-ja do të jetë pjesëmarrëse dhe do të ndikojë që rregjistrimi të jetë kredibil. “Nuk kemi biseduar në nivel të partisë, është qëndrim individual i ndonjë deputeti, ne jemi të interesuar që të mbahet rregjistrimi, të jemi pjesëmarrës në të gjithë institucionet që e drejtojnë rregjistrimin me qëllim që ky rregjistrim të jetë kredibil. Të gjitha parashikimet tona për process manipulative dolën”, tha Thaçi.
NDALOHET KOPJIMI I LAJMIT

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *