Home / Sport / “Topi i Artë”, Cana godet në shenjë

“Topi i Artë”, Cana godet në shenjë

Lorik Cana duhet të ndjehet i lumtur për faktin se zgjedhja e tij për “Topin e Artë” ka rezultuar e goditur. Si zakonisht, pas çdo ceremonie, FIFA ka publikuar listat e votuesve të cilët janë kapitenët dhe trajnerët e kombëtares së futbollit si dhe një gazetar nga çdo vend.

Kapiteni i përfaqësueses shqiptare, ka ndarë preferencën e tij sipas asaj që më pas rezultoi renditja përfundimtare, duke dhënë vendin e parë për Lionel Mesi, vendin e dytë për Kristiano Ronaldo dhe vendin e tretë për Ksavin. Ashtu si kapiteni shqiptar kanë bërë përzgjedhjen e tyre ndër të tjerët edhe kapiteni i Ukrainës, Andri Shevçenko dhe ai i Skocisë, Darren Fleçer.
Ndërkohë, vota e trajnerit të kombëtares është hedhur nga Xhemal Mustedanagiç, meqenëse Josip Kuzhe ishte larguar dhe vendin vakant për atë periudhë e mbuloi ndihmësi i tij. “Xhemo” ka vënë Kristiano Ronaldo në vendin e parë, Erik Abidal në vendin e dytë dhe Lionel Mesin në vendin e tretë.
Ndërkohë, vota e gazetarit shqiptar Besnik Dizdari ka qenë për Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Diego Forlan.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *