Home / Lajme / Maqedoni / Tre tetovarë humbin jetën në Preshevë

Tre tetovarë humbin jetën në Preshevë

25 janar-Personat që humbën jetën tragjikisht janë Osman Osmani nga fshati Zhelinë, Fehmi Fetahu dhe Besim Fetahi, nga fshati Pallaticë, komuna e Zhelinës. Ata po udhëtonin me veturë tip Audi A4, dhe për shkaqe të panjohura, ka humbur kontrollin e veturës duke goditur një kamion nga ana e kundërt

Në orën 06:30 të mëngjesit të së mërkurës në aksident të rëndë që ka ndodhur në rrugën magjistrale Nish –Shkup , afër Preshevës kanë humbur jetën tre persona, shtetas të Maqedonisë, nga qyteti i Tetovës raporton presheva.com.Personat që humbën jetën tragjikisht janë Osman Osmani nga fshati Zhelinë, Fehmi Fetahu dhe Besim Fetahi, nga fshati Pallaticë, komuna e Zhelinës. Ata po udhëtonin me veturë tip Audi A4, dhe për shkaqe të panjohura, ka humbur kontrollin e veturës duke goditur një kamion nga ana e kundërt. Në këtë aksident janë ndeshur vetura me targa të Tetovës dhe një maune transportruese në vendin e quajtur Liljance, njofton policia e Vranjës. Shkaku I aksidentit kanë qenë ngricat në rrugë dhe shtërngatat e dëborës. Policia e Vranjës njofton se për disa orë rruga magjistrale ka qenë e mbyllur dhe veturat janë drejtuar në drejtim të Bujanovcit në rrugët alternative. Sipas informatave të para, viktimat të cilët po udhëtonin me veturën e tipit AUDI A4 me targa TE-571-DS kanë goditur drejtpërdrejtë një kamion me targa të Greqisë. Drejtuesi i kamionit nuk është lënduar dhe i njëjti është ndalur dhe po mbahet në paraburgim 48 orësh. Vetura me të cilën po udhëtonin tash tre qytetarët e ndjerë kishte përfunduar nën kamion. Sipas mediumeve serbe, shkaktar i këtij aksidenti mund të ketë qenë rruga e rrëshqitshme dhe bora që në atë pjesë ka qenë 40 centimatra.
As në Policinë e Tetovës, as në Ministrinë e Punëve të Brendëshme, por as në Ministrinë e Punëve të Jashtme, nuk kanë informacione lidhur me këtë aksident.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *