Home / Lajme / Maqedoni / Tre tetovarë humbin jetën në Preshevë

Tre tetovarë humbin jetën në Preshevë

25 janar-Në këtë aksident janë ndeshur vetura me targa të Tetovës dhe një maune transportruese në vendin e quajtur Liljance, njofton policia e Vranjës. Shkaku I aksidentit kanë qenë ngricat në rrugë dhe shtërngatat e dëborës.

Në orën 06:30 tw mwngjesit tw sw mwrkurws në aksident të rëndë që ka ndodhur në rrugën magjistrale Nish –Shkup , afër Preshevës kanë humbur jetën tre persona, shtetas të Maqedonisë, nga qyteti i Tetovës raporton presheva.com.Personat që humbën jetën tragjikisht janë Osman Osmani nga fshati Zhelinë, Fehmi Fetahu dhe Besim Fetahi, nga fshati Pallaticë, komuna e Zhelinës. Ata po udhëtonin me veturë tip Audi A4, dhe për shkaqe të panjohura, ka humbur kontrollin e veturës duke goditur një kamion nga ana e kundërt. Në këtë aksident janë ndeshur vetura me targa të Tetovës dhe një maune transportruese në vendin e quajtur Liljance, njofton policia e Vranjës. Shkaku I aksidentit kanë qenë ngricat në rrugë dhe shtërngatat e dëborës. Policia e Vranjës njofton se për disa orë rruga magjistrale ka qenë e mbyllur dhe veturat janë drejtuar në drejtim të Bujanovcit në rrugët alternative. As në Policinë e Tetovës, as në Ministrinë e Punëve të Brendëshme, por as në Ministrinë e Punëve të Jashtme, nuk kanë informacione lidhur me këtë aksident.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *