Home / Lajme / Rajon / Turqi, arrestohet gjenerali Bashbug

Turqi, arrestohet gjenerali Bashbug

6 janar-Sipas akuzës, Bashbug ka udhëhequr një “grup sekret” të njohur si “Ergenekon” të përbërë nga oficerë dhe ish-oficerë, që planifikonin rrënimin e Qeverisë nëpërmjes përdorimit të dhunës.

Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Turke, gjenerali me origjinë shqiptare Ilker Bashbug u arrestua mbrëmë nga policia turke.

Mbi gjeneralin e pensionuar me origjinë shqiptare rëndon akuza për tentim për rrënimin me dhunë të Qeverisë së kryeministrit Rexhep Taip Erdogan.

Sipas akuzës, Bashbug ka udhëhequr një “grup sekret” të njohur si “Ergenekon” të përbërë nga oficerë dhe ish-oficerë, që planifikonin rrënimin e Qeverisë nëpërmjes përdorimit të dhunës.

Akuza bazohet mbi një memorandum 42 faqesh, që ishte shpërndarë nëpër internet për propagandim kundër Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Taip Erdogan, Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), si dhe grekët dhe armenët .

Koloneli në pension Dursun Çiçek i dyshuar tjetër mbi këtë rast ka thënë se një numër i faqeve të memorandumit ishin hartuar me njohuri të Basbug.

Të dyshuarit e arrestuar janë: Gjenerali Hüseyin Nusret Taşdeler; Zan Hasan Iğsız; Zan Mehmet Eröz; gjenerali Ismail Haki Pekin, Zan Mustafa Bakıcı; Adm Alaettin Sevim, kolonel në pension Sedat Özüer dhe Kolonel Fuat Selvi, etj.
Gjenerali Bashbug në vitin 2010 u tërhoq nga detyra, dhe kaloi në pension. Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Ilker Basbug rrjedhë nga një familje shqiptare me origjinë nga fshatrat që lidhin Kosovën me Luginën e Preshevës. Origjina shqiptare e shefit të ushtrisë turke është publikuar tanimë, me të dhënat shtesë se familja e tij ishte dëbuar në vitet e 50-ta nga një fshat në kufirin e sotëm midis Kosovës dhe Preshevës.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *