Home / Lajme / Maqedoni / U promovua ‘Porta Maqedonia

U promovua ‘Porta Maqedonia

6 janar-Me shfaqjen e historisë së Maqedonisë ndër shekuj dhe me multifunksionalitetin e saj “Porta Maqedonia”, pritet të jetë atraksion i ri turistik për të gjithë qytetarët dhe vizitorët në vend, thonë në ministri. Bartëse e projektit është Ministria e Kulturës.

Në sheshin “Pella” në Shkup sot solemnisht u promovua objekti “Porta Maqedonia”, në të cilin janë shfaqur motive nga historia, kultura dhe tradita e Maqedonisë.”Porta Maqedonia” paraqet simbol të fitores së madhe historike – krijimin e Maqedonisë së pavarur dhe sovrane.

Kryeministri Nikolla Gruevski theksoi se Projekti “Shkupi 2014” në të cilin bën pjesë edhe “Porta Maqedonia” ishte njëri ndër projektet më kontestues deri më tani.

“A ka një komb, popull apo një shtet triumf më të madh se pavarësinë”, pyeti kryeministri dhe shtoi se objekti ishte ideuar si simbol me të cilin do të shënohet – 20-vjetori i pavarësisë së Maqedonisë.

Me shfaqjen e historisë së Maqedonisë ndër shekuj dhe me multifunksionalitetin e saj “Porta Maqedonia”, pritet të jetë atraksion i ri turistik për të gjithë qytetarët dhe vizitorët në vend, thonë në ministri. Bartëse e projektit është Ministria e Kulturës.

Ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska theksoi se Porta Maqedonia është konfirmim i motos tonë civilizuese e cila thotë se botën e njohim si garë midis kulturash.”Dëshiroj ‘Porta Maqedonia’ të jetë libër monumental i veprave heroike të Maqedonisë, vend në të cilin siç thotë Gëte, arti do të jetë ndërmjetësues i asaj që nuk mund të thuhet me fjalë”, tha Kançeska-Milevska.

Autore e portës është skulptorja akademike Valentina Stevanovska, e cila e përpunoi edhe “Kalorësin në kalë” në sheshin “Maqedonia”.

Porta është e gjatë 21 metra, ndërsa deri lartë do të çojnë dy ashensorë dhe dy palë shkallë. Brenda do të ketë hapësirë galerie të dy niveleve, ndërsa më së larti platformë për vëzhgim.

Në promovimin e objektit “Porta Maqedonia” morën pjesë më shumë ministra, deputetë, drejtorë të ndërmarrjeve publike, kryetarë komunash dhe qytetarë të Shkupit.

“Porta Maqedonia” është objekti i parë të cilin Ministria e Kulturës e promovoi në vitin 2012 dhe është pjesë e projektit për vendosjen e 35 skulpturave në qendrën e Shkupit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *