Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdojnë reshjet e borës në vend

Vazhdojnë reshjet e borës në vend

7 janar-Për shkak të reshjeve intensive të borës dhe mbetjes së madhe të dëborës në rrugë, është vendosur ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda ngarkuese në drrejtimet rrugore Gostivar-Kërçovë përmes Strazhës, Mavrovë-Dibër, Strugë-vendkalimi Qafë Thanë; Kriva Pallankë-vendkalimi Deve Bair dhe Tetovë-Kodër e Diellit. Për automjetet e udhëtarëve në këto drejtime rekomandohet përdorimi i pajisjes dimërore.

Gjatë natës në Shkup dhe rrethinë ka fryer erë e fuqishme e cila për momentin arrinte shpejtësi edhe deri njëqind kilometra në orë, që shkaktoi rrëzimin e drunjve, disa shtyllave, shandanëve dhe dekoreve të Krishtlindjeve. Era nuk ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe viktima, informojnë nga Qendra për menaxhim me krizat.

Ekipi i Kuvendit të Qytetit në bashkëpunim me policinë gjatë natës ka intervenuar në disa lokacione. Shtylla kanë rrënë tek Posta e vogël në rrugën “Arradhat partizane”, tek përmendorja e Skenderbeut, tek ndërtesa RTM-së, në Kozle, përderisa drunj kanë rënë në Vollokovë dhe afër hekurrudhës në Rashçe.

Era e fuqishme e cila arriti fuqinë edhe deri 70 kilometra në orë gjatë natës ka fryer edhe përgjatë Vardarit, në rajonin e Shtipit dhe në Pellagoni.

Në ditën e parë të Krishlindjeve në Shkup gjithshtu do të fryejë erë e fuqishme, e cila sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike do të arrijë fuqi edhe deri 90 kilometra në orë, ndërsa erë do të fryejë edhe në rajonet ku ka fryer edhe mbrëmë.

Moti sot në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme mesatare me të rreshura lokala të kohëpaskohshme, kryesisht të borës. Temperatura do të jetë prej minus katër deri shtatë gradë Celsius.

Në Shkup e rrethinë do të fryejë erë e fuqishme e cila do të arrijë fuqi edhe deri 90 kilometra në orë. Moti do të jetë i ndryshueshëm me kushte për borë.

Borë për momentin po bie në pjesët veriperëndimore të vendit. Gjatë natës më shumë borë ka rënë në Kozhuf – 107 centimetra, Hanet e Mavrovës – 68, Llazaropolë – 40, Krushevë – 36, Prilep – 27, Manastir – 25, Pozharan – 18, Pretor – 17, Kriva Pallankë – 13, Berovë – 12 dhe në Ohër kanë rënë 11 centimetra borë. Në 24 orët e kaluara më shumë shi ka rënë në Dojran – 68 litra në metër katror, Gjevgjeli – 51 dhe në Demir Kapi – 42 litra.

Duke i pasur parasysh reshjeturat e borës komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në vend po zhvillohet kryesisht me vështirësi dhe në mënyrë të ngadalësuar në kushte dimërore. Rrugët janë të rrëshqitshme me mbetje të mëdha të borës.

Për shkak të reshjeve intensive të borës dhe mbetjes së madhe të dëborës në rrugë, është vendosur ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda ngarkuese në drrejtimet rrugore Gostivar-Kërçovë përmes Strazhës, Mavrovë-Dibër, Strugë-vendkalimi Qafë Thanë; Kriva Pallankë-vendkalimi Deve Bair dhe Tetovë-Kodër e Diellit. Për automjetet e udhëtarëve në këto drejtime rekomandohet përdorimi i pajisjes dimërore.

Për shkak të mbetjeve të borës nëpë rrugët dhe lëvizjes së vështirësuar, është i obligueshëm përdorimi i pajisjes dimërore për të gjitha llojet e automjeteve në drejtimet rrugore: Gradsko-Prilep përmes Pletvarit, Mak.Brod-Prilep dhe Kratovë-Probishtip.

Kryesisht komunikacion të vështirësuar ka në qafat malore Presekë, Bukovë, Gjavato dhe Kulla në aksin Veles-Katllanovë ku megjithate ka ndalesë për lëvizje të automjeteve, por rekomeandohet përdorim i pajisjes dimërore për të gjitha llojet e automjeteve.

LAMM-ja rekomandon vozitje të kujdesshme në akset Strugë-Dibër dhe Katllanovë-Veles, ku vërehet dukuri e shpeshtuar e shembjeve.

Rekomandim nga LAMM që të mos udhëtohet në orët e mbrëmjes.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *