Home / Lajme / Maqedoni / Viktima e parë e të ftohtit në Maqedoni

Viktima e parë e të ftohtit në Maqedoni

30 janar-Dëshmitarët kanë theksuar se viktima ishte mysafirë tek një mik i tij dhe se gjatë kthimit të tij në shtëpi ka ndërruar jetë. Ai ishte në gjendje të alkoolizuar dhe ka rënë në tokë, duke humbur vetëdijen dhe më pas është ngrirë plotësisht.

Vala e të ftohtit polar dhe temperaturat e ulëta kanë marrë viktimën e parë në Maqedoni.
Sipas njoftimit të MPB-së, Risto Mancevski, 63 vjeç nga Mariova, është viktima e parë që ka ndërruar jetë nga i ftohti.

Dëshmitarët kanë theksuar se viktima ishte mysafirë tek një mik i tij dhe se gjatë kthimit të tij në shtëpi ka ndërruar jetë. Ai ishte në gjendje të alkoolizuar dhe ka rënë në tokë, duke humbur vetëdijen dhe më pas është ngrirë plotësisht.

Trupi i tij më pas është gjetur nga fshatarët dhe pas verifikimit dhe ekzaminimit nga policia, është konstatuar se ndaj tij nuk është ushtruar dhunë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *