Home / Sport / Volejboll, Shkëndija synon mbrojtjen e titujve

Volejboll, Shkëndija synon mbrojtjen e titujve

‘Deri në çerekfinalen e Kupës ka kohë dhe ne në ndërkohë do të orinetohemi në paraqitje të suksesshme në kampionat. Përkundër disa ndryshimeve në formacion, besoj se kemi forca që të mbrojmë titullin edhe në kampionat edhe në Kupën e Maqedonisë. Gjithsesi për këtë nevoitet punë serioze dhe profesionale, angazhim maksimal i të gjithë strukturave në klub dhe përqëndrim në çdo ndeshje të rradhës’, deklaroi njëri prej volejbollistëve më të mirë të KV Shkëndija, Naim Abazi.

Të dielën Federata e Hendbollit të Maqedonisë ka bërë hedhjen e shortit për formimin e dysheve të Kupës së Maqedonisë. Skuadra kampione Shkëndija mbrotjen e titullit të Kupës do ta nisë më 14 mars, kur në kuadër të çerekfianles do të përballet me fituesin e duelit të balotazhit ndërmjet Rabotniçkit dhe Mavisit. ‘Kuqezinjtë’ tetovarë përsëri shihen si favorit për të triumfuar në këtë garë dhe për këtë qëllim cila do skuadër që do të avansojë në çerekfinale nuk përbën problem për Shkëndijën. ‘Ne nuk kemi patur ndonjë dëshirë të posaçme sa i përket shorit, pasi jemi të gatshëm të përballemi me cilëndo skuadër. Jemi kampionë, synojmë të mbrojmë titullin dhe në këtë drejtim duhet të fitojmë çdo rival që do kemi përpara. Kështu që edhe pse nuk ishim të preokupuar me shortin, gjithsesi është mirë që mësuam kundërshtarët e mundshëm. Do shohim si do rrjedhë përballja mes Rabotniçkit dhe Mavisit, ndërsa më pas do përgatitim lojë për fituesin e këtij takimi’, deklaroi njëri prej volejbollistëve më të mirë të KV Shkëndija, Naim Abazi. Ekipi i Shkëndijës në ndërkohë është duke u përgatitur për fillimin e sezonit pranveror, ku ‘kuqezinjtë’ janë liderë dhe gjithashtu kërkojnë mbrojtjen e titullit. ‘Deri në çerekfinalen e Kupës ka kohë dhe ne në ndërkohë do të orinetohemi në paraqitje të suksesshme në kampionat. Përkundër disa ndryshimeve në formacion, besoj se kemi forca që të mbrojmë titullin edhe në kampionat edhe në Kupën e Maqedonisë. Gjithsesi për këtë nevoitet punë serioze dhe profesionale, angazhim maksimal i të gjithë strukturave në klub dhe përqëndrim në çdo ndeshje të rradhës’, foli me optimizëm Abazi. Ndryshe starti i kampionatit është shtyrë për një javë, me kërkesë të klubeve të cilat janë detyruar në këtë hap si pasojë e motit të ftohtë që mbizotron në vend. Kështu që kampionati në Ligën e Parë parashihet të nisë më 25 shkurt. E në ndërkohë vlen të ceken dyshet tjera në Kupën e Maqedonisë. Liria e Zherovjanit për herë të parë është gjetur në çerefinale dhe për kundërshtar ka Vardarin. Në konkurencë të femrave KV Shkëndija do të luajë në balotazh për kualifikim në çerekfinale dhe kundërshtar i tetovareve do të jetë skuadra e Borec Brakos nga Velesi. Nëse Shkëndija arrin të kalojë këtë pengesë, atëherë në ¼ e finales do të ndeshet me ekipin e Forca Volej. Balotazhi zhvillohet me 18 shkurt, ndërsa ndeshjet e ¼ së finales në program janë më 14 mars.

Dyshet te meshkujt:
Rabotniçki – Mavis,
Susheva – Borec Brako,
Kumanova – Sinalko,
Rabotniçki / Mavisi – Shkëndija,
Liria – Vardari,
Susheva / Borec Brako – Strumica.

Dyshet te femrat:
Shkëndija – Borec Brako,
Rabotniçki – Vardari,
Krushevo 2006 – Janta Volej,
Shkëndija / Borec Brako – Forca Volej,
Un.Goce Dellçev – Bami Kor,
Rabotniçki / Vardari – Makeodnija Maks,
Krushevo 2006 / Janta Volej – Strumica.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *