Home / Sport / Xavi “playmakeri” më i mirë në botë

Xavi “playmakeri” më i mirë në botë

Shpalljen e lojtarit si më të mirin e bëri IFFHS (Instituti për Histori dhe Statistikë në Futboll). Pas tij renditen 2 bashkëlojtarët e tij tek Barcelona, Messi dhe Iniesta, për të pasuar 2 lojtarët e Real Madridit Ozil dhe Ronaldo.

Për të 4-tën herë me radhë në vitet e fundit mesfushori i Barcelonës Xavi Hernandez është shpallur “playmakeri” më i mirë në botë.

Shpalljen e lojtarit si më të mirin e bëri IFFHS (Instituti për Histori dhe Statistikë në Futboll). Pas tij renditen 2 bashkëlojtarët e tij tek Barcelona, Messi dhe Iniesta, për të pasuar 2 lojtarët e Real Madridit Ozil dhe Ronaldo.

David Silva është më lart i rankuar nga lojtarët e Premierligës, përkatësisht i gjashti në renditjen e përgjithshme, ndërsa Sdeijder nga ata të Serie A që renditet i 7.

Në renditje përfshihen lojtarët të cilët llogariten si ndërtuesit më të mirë të lojës.

Kjo është renditja e 16 më të mirëve:
1. Xavier Hernandez Creus “Xavi” (ESP / Barcelona) pikë 232
2. Lionel Messi (ARG / Barcelona) 147
3. Andres Iniesta (ESP / Barcelona) 110
4. Mesut Ozil (GER / Real Madrid) 59
5. Cristiano Ronaldo (POR / Real Madrid) 47
6. David Silva (ESP / Manchester City) 31
7. Wesley Sneijder (Hol / Inter Milan) 22
8. Xabier Alonso “Xabi” (ESP / Real Madrid) 19
9. Diego Forlan (Uru / Inter Milan) 17
10. Cesc Fabregas (ESP / Barcelona) 15
11. Andrea Pirlo (ITA / Juventus) 15
12. Franck Ribery (FRA / Bayern Munich) 10
13. Bastian Schweinsteiger (GER / Bayern Munich) 9
14. Luka Modric(CRO / Tottenham Hotspur) 8
15. Frank Lampard (ENG / Chelsea) 5
16. Matias Javier Pastore (ARG / Paris Saint-Germain) 5

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *