Home / Lajme / Rajon / Xhamitë turke do të mbajnë ligjërata fetare për të huajt në gjuhën angleze

Xhamitë turke do të mbajnë ligjërata fetare për të huajt në gjuhën angleze

6 janar-Krahas kësaj, është paraparë në xhamitë të angazhohen prijës turistikë, të cilët krahas të dhënave historike për objektet, do t’i njoftojnë turistët edhe me disa çështje fetare.

Turistët dhe vizitorët e disa prej xhamive historike në Turqi në të ardhmen do të mund marrin pjesë në ligjërata fetare të cilat do të mbahen në gjuhën angleze.

Siç paralajmëroi drejtori i Komisionit shtetëror turk për çështje fetare, Mehmet Gjormez, në disa prej xhamive më të njohura në Turqi tani më kanë filluar përgatitjet për mbajtjen e ligjëratave fetare në gjuhën angleze.

Krahas kësaj, është paraparë në xhamitë të angazhohen prijës turistikë, të cilët krahas të dhënave historike për objektet, do t’i njoftojnë turistët edhe me disa çështje fetare.

Gjormez theksoi se vetëm xhamitë në Stamboll në ditë i vizitojnë mbi 20.000 turistë, me ç’rast më e vizituara është “Sulltan Ahmeti”, e njohur edhe si “Xhamia e Kaltër”.

“Na nevojiten 250 ciceronë të specializuar në xhamitë, të cilët duhet të japin provim të veçantë. Ata duhet të dinë të paktën dy gjuhë të huaja”, theksoi Gjormez

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *