Home / Lajme / Maqedoni / Xhevat Ademi: Shekulli 21 përfundimisht është shekulli i shqiptarëve

Xhevat Ademi: Shekulli 21 përfundimisht është shekulli i shqiptarëve

18 janar-“Më shumë se kurdoherë ne shqiptarët sot kemi nevojë për simbolikën, dhe më lejoni që fjalën time përshëndetëse ta filloj me një simbolikë. Ndonjëri prej jush e ka me vete një ftesë të dërguar nga zonja Topalli, kjo ftesë ka një emblemë që simbolizon bashkimin e shqiptarëve, që simbolizon 100-vjetorin. E dini kush është autori i kësaj embleme? Është një shqiptar nga Kërçova që jeton dhe punon në Prishtinë dhe ka fituar konkursin në Tiranë, nënvozoi ai.

Shekulli XXI përfundimisht është shekulli i shqiptarëve, ne shqiptarët e Maqedonisë, i gëzohemi dhe frymëzohemi me të arriturat e Shqipërisë, fakti që sot Republika e Shqipërisë është anëtare e NATO-s, në rrugën pa kthim drejt proceseve euro-integruese. Fakti që sot Kosova, ajo plagë e jona që ka kulluar ndër shekull, në këtë janar fillon bisedimet për liberalizim dhe trajtëson rrugën e pakshim drejt proceseve euro-integruese, deklaroi Ademi në një seancë të posaçme me rastin e hapjes së aktiviteteve për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

“Fakti që shqiptarët e Maqedonisë mbase nuk kanë realizuar gjithë ëndrrën e tyre për të qenë të barabartë tërësisht me komunitetin maqedonas, përfundimisht janë në rrugë të mbarë sepse proceset euro-integruese të rajonit në radhë të parë janë interesi ynë strategjik kombëtar dhe nga kjo rrugë fatmirësisht kthim prapa nuk ka. Duke dashur të ndaj gëzimin me gjithë ju më lejoni që me një fjalë të përcjell përshëndetjet e gjithë shqiptarëve të Maqedonisë, përshëndetjet edhe të gjithë atyre që nuk janë më, të të gjithë atyre që ranë me një përkushtim, me një gjakim, me një ide”, potencoi Ademi.

Ademi në fjalën e tij të rastit tha se më shumë se kurdoherë shiptarët sot kanë nevojë për simbolikë, që simbolizon 100-vjetorin.

“Më shumë se kurdoherë ne shqiptarët sot kemi nevojë për simbolikën, dhe më lejoni që fjalën time përshëndetëse ta filloj me një simbolikë. Ndonjëri prej jush e ka me vete një ftesë të dërguar nga zonja Topalli, kjo ftesë ka një emblemë që simbolizon bashkimin e shqiptarëve, që simbolizon 100-vjetorin. E dini kush është autori i kësaj embleme? Është një shqiptar nga Kërçova që jeton dhe punon në Prishtinë dhe ka fituar konkursin në Tiranë, nënvozoi ai.

“A thua vet mrekullia e zotit, apo përkushtimi i Këshillit të konkursit për nevojën e simbolikës dhe bashkimit bëri që edhe në këtë emblemë ne të simbolizojmë gjakimin shqiptar ndër në shekuj, përkushtimin tonë për t’u bashkuar, sepse nëse 17 janari në historinë tonë është ditë e tragjedisë, është ditë e dhimbjes, është vdekja e heroit legjendar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, është vrasja e të madhit Isuf Gërvalla, Kadil Zeka, Bardhosh Gërvalla, në atë që fillojmë sot këtu në Tiranë, nën përkujdesjen e zonjës Topalli, me atë që fillojmë sot në Prishtinë, dhe me atë që sot fillojmë në Shkup ne këtë 17 janar e shndërrojmë në ditë feste. E fillojmë si ditë shënimi të qenësisë sonë si shtet e si komb”, kështu është shprehur deputeti i Republikës së Maqedonisë në ceremoninë solemne të organizuar në sallën e Kuvendit me rastin e çeljes aktiviteteve për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ku ishin prezent përfaqësues të të gjitha trevave shqiptare

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *