Home / Lajme / Maqedoni / ZHEL me projekte të rëndësishme për këtë vit

ZHEL me projekte të rëndësishme për këtë vit

24 janar-“ Është me rëndësi të theksohet se kemi bërë përgatitjen dhe plotësimin e aplikacionit të tretë për thithje të IPA Fonde CBC Maqedoni –Shqipëri , Projekti me titull Hapja e zyrave turistike në dy komuna, Tetovë dhe Elbasan. Gjithashtu, është bërë mbledhja e të dhënave për ndryshim dhe plotësim të Strategjisë për zhvillim të qëndrueshëm lokal të komunës së Tetovës 2008-2013”, tha Odai.

Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal, që funksionon në kuadër të komunës së Tetovës, gjatë tre muajve të kaluar ka bërë përpilimin dhe realizimin e shumë projekteve si dhe përpiloi planin me projektet prioritare për realizim në të ardhmen.
Sipas udhëheqësit të zyrës, Irfan Odai, gjatë kësaj periudhe, ZZHEL ka realizuar projektin “Të njohim vlerat dhe traditat e komunës së Tetovës”, gjithashtu bëri përgatitjen dhe mori pjesë në panairin e komunave “BNJVL EKSPO 2011”, qëllimi kryesorë ishte mundësia e investimeve të reja në komunën e Tetovës dhe rritja e bashkëpunimit me komunat dhe ndërmarrjet e rëndësishme në vend.

“Vlen të theksohet se është bërë finalizimi i donacionit të njësitit të zjarrfikësve “Falck” nga Danimarka për komunën e Tetovës, ndërkaq ZZHEL përgatiti dhe fitoi donacionin nga kompania e sigurimeve Triglav, që përfshiu investime kapitale në çerdhen e fëmijëve Mlladost”, tha Odai.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe është inicuar koordinim i aktiviteteve me Njësitin Territorial kundër Zjarrit për themelim të njësive vullnetare të zjarrfikësve në bashkëpunim me zjarrfikësit e Anglisë nëpërmjet operacionit “Florian”.

“Është bërë koordinimi dhe themelimi i bibliotekës shkollore në “Migjeni” me ndihmën e përfaqësueses së Korpusit për Paqe në Maqedoni, Cara Bradbury. Ndërsa ZZHEL ka bërë koordinimin e aktiviteteve për themelimin e Këshillit Ekonomiko Social Lokal (KESL) për komunën e Tetovës në bashkëpunim me USAID-in”, tha Odai.

Sipas tij, Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal, gjatë kësaj periudhe gjithashtu ka bërë përgatitjen e listës së aktiviteteve primare, ku përfshihen propozim projektet që parashihen të realizohen gjatë vitit 2012.

“ Është me rëndësi të theksohet se kemi bërë përgatitjen dhe plotësimin e aplikacionit të tretë për thithje të IPA Fonde CBC Maqedoni –Shqipëri , Projekti me titull Hapja e zyrave turistike në dy komuna, Tetovë dhe Elbasan. Gjithashtu, është bërë mbledhja e të dhënave për ndryshim dhe plotësim të Strategjisë për zhvillim të qëndrueshëm lokal të komunës së Tetovës 2008-2013”, tha Odai.

Sipas tij, formimi i grupeve punuese dhe përgatitja e Strategjisë së zhvillimit të turizmit për komunën e Tetovës dhe mirëmbajtja dhe azhurnimi i të dhënave në faqen enjoytetava.com e cila punon në kuadër të faqes zyrtare të komunës së Tetovës,do të jenë dy projektet e rëndësishme për këtë vit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *