Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Piloti Berisha kryen një mision fisnik këmbëtar

Ahmeti: Piloti Berisha kryen një mision fisnik këmbëtar

24 shkurt-“Unë kam përkrahur me shpirt edhe me zemër misionin e Xhejms Berishës për të fluturuar skaj më skaj globit për njohjen e Kosovës si dhe e kam inkurajuar për kurajon duke e kujtuar edhe në vuajtet sepses ka mission pa rrezik, i cili këtë here u kanos edhe me rrezik deri në zhdukje. Por, misionarët përballën me rreziqe, por janë të ndershëm dhe arrijnë të mbijetojnë, bile në këtë rast edhe në hapësirat qiellore”, theksoi Ahmeti.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në Tetovë ka zhvilluar një takim me pilotin shqiptaro-amerikan Xhejms Berishën.

Piloti Berisha, i cili ka ndërmarrë një mision fisnik për të promovuar pavarësinë e Kosovës në vende të ndryshme të botës duke lobuar për njohjen e pavarësisë, falënderoi Kryetarin Ahmeti për kohën e ndarë dhe mundësinë që nëpërmjet Ahmetit t’u falënderohet të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë për kontributin e dhënë në misionin Flying for Kosovo që përshkoi 95 vende të botës.

Ahmeti theksoi vlerësimin e lartë të tij për ndërmarrjen e Xhejms Berisha dhe tha se kishte kënaqësinë ta presë në takim një misionar shqiptar i cili ka ndërmarrë jo një mision humanitar, jo mision shpëtimi e as emergjence, por mision fisnik kombëtar dhe shumë të rëndësishëm për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Unë kam përkrahur me shpirt edhe me zemër misionin e Xhejms Berishës për të fluturuar skaj më skaj globit për njohjen e Kosovës si dhe e kam inkurajuar për kurajon duke e kujtuar edhe në vuajtet sepses ka mission pa rrezik, i cili këtë here u kanos edhe me rrezik deri në zhdukje. Por, misionarët përballën me rreziqe, por janë të ndershëm dhe arrijnë të mbijetojnë, bile në këtë rast edhe në hapësirat qiellore”, theksoi Ahmeti.

Kryetari Ahmeti gjithashtu bisedoi me Xhejms Berishën për mundësinë e formimit të një shkolle për pilotë si dhe të degëve tjera të ndërlidhura me këtë lëmi që ne i kemi në deficit.

Berisha falënderoi Ahmetin duke shprehur mirënjohje për rolin e kryetarit Ahmeti në proçeset shqiptare në rajon dhe në veçanti në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Berisha theksoi që ka përshkruar 95 shtete me aeroplanin e vitit 1967, me një motor dhe ka kaluar 156 ditë në burg në Eritre duke falëminderuar të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë për kontributin e dhënë në lirimin e tij.

Ndërkaq, bashkëbiseduesit vlerësuan të arriturat e shqiptarëve në rajon duke thenë që u dakorduar që akoma ka punë për të bërë dhe që secili duhet të jap maksimumin në avancimin e procesve kombëtare

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *