Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti u takua me ambasadorin amerikan në Shkup, Poll Uolers

Ahmeti u takua me ambasadorin amerikan në Shkup, Poll Uolers

10 shkurt-Bashkëbiseduesit u dakorduan që Qeveria e Maqedonisë duhet të rikonfirmoj në mënyrë konstante dhe aktive vullnetin e palëkundur për ta anëtarësuar vendin në NATO dhe t’ju ndihmojnë miqve tanë që më pas, edhe ata të na ndihmojnë neve. Vendimi për ta anëtarësuar Maqedoninë është marrë dhe për këtë nuk nevojitet samit i NATO-s, por në momentin e zgjidhjes së çështjes së emrit, vendet anëtare të NATO-s mund ta pranojnë Maqedoninë.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në Ambasadën amerikane në Shkup realizoi takim me ambasadorin amerikan në Maqedoni, Poll Uolers, ku u bë fjalë për prospektet euroatlantike të Maqedonisë.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti vlerësoi kontributin e Ambasadës amerikane në realizimin e vizitave të rëndësishme të Teuta Arifit dhe Fatmir Besimit në SHBA, që ishin në vazhdën e kontributeve tona të përbashkëta për ta anëtarësuar Maqedoninë në NATO.

Ambasadori Uollers shprehu gatishmërinë e administratës amerikane për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer në drejtim të arritjes së qëllimit tonë të përbashkët, që është renditja e Maqedonisë në NATO.

Ahmeti gjithashtu vlerësoi kontributin amerikan në zhvillimet politike afatgjate në rajon dhe për këtë, shqiptarët janë mirënjohës gjithmonë. Pa ndihmën e SHBA-së, nuk do të kishim arritur këtu ku jemi, por tash kemi nevojë për përpjekje shtesë që ta bëjmë hapin e fundit për ta përfunduar procesin e rreshtimit të Maqedonisë pranë miqve tanë ndërkombëtarë.

Ambasadori Uollers siguroi Ahmetin që qëndrimet amerikane drejt anëtarësimit të Maqedonisë në NATO mbeten të pandryshuara dhe që ndan pikëpamjet e njejta me liderin e BDI-së.

Ahmeti theksoi rëndësinë jetike dhe strategjikë të proceseve euroatlantike që mundësojnë siguri dhe stabilitet në vend dhe rajon, si dhe zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale.

“Miqtë tanë ndërkombëtarë vlerësojnë që Maqedonia, nga një konsumues i sigurisë është zhvilluar në ofrues të sigurisë me pjesëmarrje në misionet paqësore, por kanë nevojë që bashkarisht t’i ecim hapat e fundit drejt NATO-s dhe për këtë nevojitet edhe kontribut konstruktiv nga autoritetet e vendit”, tha Ahmeti.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që Qeveria e Maqedonisë duhet të rikonfirmoj në mënyrë konstante dhe aktive vullnetin e palëkundur për ta anëtarësuar vendin në NATO dhe t’ju ndihmojnë miqve tanë që më pas, edhe ata të na ndihmojnë neve. Vendimi për ta anëtarësuar Maqedoninë është marrë dhe për këtë nuk nevojitet samit i NATO-s, por në momentin e zgjidhjes së çështjes së emrit, vendet anëtare të NATO-s mund ta pranojnë Maqedoninë.

Ahmeti theksoi që deri sot, prioritet ka qenë zgjidhja e çështjes së emrit, por që sot, duhet të bisedohet vetëm për patjetërsinë e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

Volers i tha liderit të BDI-së Ahmeti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ngrejnë dorë nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe që vlerësojnë lartë entuziazmin dhe përkushtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim për ta bërë Maqedoninë pjesë të NATO-s.

Bashkëbiseduesit gjithashtu mirëpresin vizitën e mediatorit Methju Nimic duke shpresuar në lëvizje pozitive të procesit së zgjidhjes së çështjes së emrit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *