Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti u takua me ambasadorin e Hungarisë në Maqedoni, Bencze

Ahmeti u takua me ambasadorin e Hungarisë në Maqedoni, Bencze

20 shkurt-Ambasadori hungarez u pajtua me këtë pikëvështrim dhe shprehu përkrahjen e parezervë të Hungarisë për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë dhe të rajonit. Bencze theksoi që çështja e anëtarësimit në NATO dhe çështja e emrit janë dy proçese të ndryshme dhe duhet të zgjidhen, por anëtarësimi i Maqedonisë në NATO ka rëndësi të jashtëzakontë.

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari Ali Ahmeti ka takuar ambasadorin e Hungarisë në Maqedoni, Jozef Bencze, me ç’rast iu falënderua Bencze për vizitën dhe për përkrahjen e qeverisë hungareze për proceset integruese të Maqedonisë si dhe për të gjitha të arriturat e vendit që janë suksese të përbashkëta të vendit dhe të komunitetit ndërkombëtar.

Ndërkaq, Ambasadori Bencze falënderoi Ahmetin për kohën e ndarë dhe shprehu interesimin e vet rreth perspektivave euroatlantike të Maqedonisë, bashkëpunimin ekonomik, çështjen e regjistrimit dhe të incidenteve të paradokohshme.

Siç njoftojnë nga Kabineti i BDI-së, Ahmeti foli për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe kërkoi ndihmën e Hungarisë për ta realizuar këtë aspirate. Pjesëmarrja në NATO mundëson paqe, stabilitet, siguri në vend dhe në rajon, zhvillim ekonomik, hapje të reja të vendeve të punës si dhe mirëqenie sociale. Të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh proviniencën partiake ose ideologjike, duan të bëhën pjesë e NATOsë. Këtë aspirate e ndajnë edhe shumica dërmuese e qytetarëve të tjerë të Maqedonisë.

Ambasadori hungarez u pajtua me këtë pikëvështrim dhe shprehu përkrahjen e parezervë të Hungarisë për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë dhe të rajonit. Bencze theksoi që çështja e anëtarësimit në NATO dhe çështja e emrit janë dy proçese të ndryshme dhe duhet të zgjidhen, por anëtarësimi i Maqedonisë në NATO ka rëndësi të jashtëzakontë.

Bencze gjithashtu shprehu përkrahje për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, me ç’rast Ahmeti theksoi që arritja e barabarësisë është proces. Benczes foli edhe për marrëdhëniet e mira ekonomike midis dy vendeve, si dhe e informoi Ahmetin për vizitën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Hungarisë në Maqedoni.

Rreth procesit të regjistrimit, Ahmeti tha që duhet të reformohet Enti Statistikor Shtetëror para se të fillojnë bisedimet për regjistrimin e ri të popullësisë, ndërsa rreth incidenteve të fundit dhe e nënvizoi rëndësinë që asnjë force politike të mos qëndrojë pas këtyre incidenteve sepse gjëra të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën në arenat sportive

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *