Home / Lajme / Maqedoni / Aksidentohet Menduh Thaçi

Aksidentohet Menduh Thaçi

7 shkurt-olicore bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15 e 50 minuta. Nga PDSH e kanë konfirmuar aksidentin, duke theksuar se kreu i tyre nuk ka pësuar asnjë lëndim. Personi me inicialet M.T. me veturë të tipit Audi A8, sipas zëdhënësit të Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës është aksidentuar me autobusin e “Hisar Turizëm”, që drejtohej nga shoferi Muhamet I.

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot pasdite në pikën pagesore në aksin rrugor Gostivar-Tetovë ka pësuar një aksident trafiku. Burime policore bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15 e 50 minuta. Nga PDSH e kanë konfirmuar aksidentin, duke theksuar se kreu i tyre nuk ka pësuar asnjë lëndim. Personi me inicialet M.T. me veturë të tipit Audi A8, sipas zëdhënësit të Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës është aksidentuar me autobusin e “Hisar Turizëm”, që drejtohej nga shoferi Muhamet I. Po sipas burimeve të njëjta aksidenti është pasojë e motit të keq. Zëdhënësi Marjan Josifovski thotë se në këtë aksidentit nuk ka të lënduar, ndërsa dëmi i shkaktuar është me vlerë prej 80 mijë denarë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *