Home / Lajme / Maqedoni / Akulli nga pullazet me pasoja për qytetarët

Akulli nga pullazet me pasoja për qytetarët

16 shkurt-Pacienti në moment ishte pa vetëdije, pasi e sollën kishte një plagë 3 centimetra, plaga iu rregullua iu bë struktura dhe gjendja e tij për momentin është stabile, do qëndrojë tek neve një apo dy ditë pastaj do e përcjellim gjendjen dhe do shohim. Kemi pasur disa raste këtë sezon, rënie nga pullazet e shtëpive gjatë pastrimit të tyre, disa kanë pasur lëndime edhe shumë të rënda të boshtit të kurrizit. Rastin e fundit të para dy ditëve e kemi me lëndim të gjoksit thyerje të tri brinjëve”, deklaroi Destan Haliti, neurokirurg.

Me lëndime të rënda në kokë ka mbetur një 30 vjeçar nga Miletina e Tetovës si pasojë e rënies së një cope të akullit nga pullazi i një shtëpie. Rasti ka ndodhur rreth orës 11 në qendër të Tetovës, pikërisht përballë postës, ku nga ndërtesat e mëdha prej disa ditësh rrezikohen kalimtarët rastit nga copat e mëdha të akullit që vazhdimisht përplasen përtokë.Edhe pse ka marrë lëndime të rënda në kokë nga Spitali i Tetovës thonë se ai gjendet jashtë rrezikut për jetë. Mirëpo nga ky spital thonë se gjatë ditës së sotme janë regjistruar edhe dy raste tjera të lëndimeve të kësaj natyre.“Pacienti në moment ishte pa vetëdije, pasi e sollën kishte një plagë 3 centimetra, plaga iu rregullua iu bë struktura dhe gjendja e tij për momentin është stabile, do qëndrojë tek neve një apo dy ditë pastaj do e përcjellim gjendjen dhe do shohim. Kemi pasur disa raste këtë sezon, rënie nga pullazet e shtëpive gjatë pastrimit të tyre, disa kanë pasur lëndime edhe shumë të rënda të boshtit të kurrizit. Rastin e fundit të para dy ditëve e kemi me lëndim të gjoksit thyerje të tri brinjëve”, deklaroi Destan Haliti, neurokirurg.
Përndryshe Komuna e Tetovës ditë më parë doli me apel drejtuar banorëve që sa më parë të thyejnë akujt nga çatitë e objekteve që të mos ndodh kjo që ndodhi. Por edhe përkundër këtij apeli, një numër i madh i objekteve dhe institucioneve në Tetovë vazhdojnë të paraqesin rrezik për kalimtarët.Admnistrata e Komunës së Tetovës, duke larguar akujt nga pullazi i objektit të komunës, edhe njëherë ka senzibilizuar qytetarët për rrezikun potencial që paraqitet nga akujt në hapësirat publike dhe gjithë hapësirat tjera ku frekuentojnë kalimtarët. “Ashtu siç kemi apleuar me kohë edhe një herë apelојojmë deri te pronarët e objekteve afariste, banesore dhe publike që të marrin masa urgjente për menjanimin e akujve me qëllim mbrojtjen e jetës së qytetarëve”, tha zëdhënësi i komunë së Tetovës, Flakran Pustina.Inspektorati për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe Inspektorati për veprimtari komunale pas kontrollove të bëra në terren ka konstatuar paraqitjen e ngricave të mëdha në objektet banesore dhe afariste. Pasi akujt dhe ngricat e ngjashme paraqesin rrezik potencil për kalimtarët në sipërfaqet publike, komuna e Tetovës bën apel deri te pronarët e objekteve afariste, banesore dhe publike që të marrin masa urgjente për menjanimin e tyre me qëllim mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Gjithashtu apelohet që sipas obligimit ligjor bora të pastrohet edhe nga objektet tjera private.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *