Home / Lajme / Maqedoni / Anulohet dërgimi i produkteve ushqimore në fshatrat e izoluar për shkak të motit të keq

Anulohet dërgimi i produkteve ushqimore në fshatrat e izoluar për shkak të motit të keq

10 shkurt-Sipas parashikimeve të DPRHM, sot dhe gjashtë fundjavës pritet mot i vranët dhe i ftohtë me reshje intensive të borës. “U rekomandojmë qytetarëve që gjatë fundjavës të shmangin lëvizje nëpër viset malore dhe vizitat në qendrat rekreative dimërore dhe të ngasin veturat me vëmendje, sidomos në akset rrugore nëpër luginat dhe qafat malore ku ka dukuri më të shpeshtë të orteqeve të imëta nga shkëmbinjtë”, qëndron në kumtesë.

Trupi bashkërendues për ballafaqim me gjendjen në Maqedoni si pasojë e motit të ftohtë dhe reshjeve të borës në mbledhjen e sotme vendosi të anulohen aktivitetet për dërgesë së produkteve të nevojshme ushqimore në rrugë ajrore.

Produktet themelore ushqimore për qytetarët, ushqim për popullatën, udhqim të kafshëve, ilaçe dhe pajisje higjienike janë siguruar dhe në periudhën e ardhshme, varësisht nga kushtet e motit në rrugë ajrore do t’u dërgohen banorëve në fshatrat e shkëputura, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza.

Në 25 fshatra të cilat për shkak të borës janë shkëputur janë furnizuar me nevojat themelore për jetesë. Krahas produkteve ushqimore të siguruara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Kryqit të Kuq, me produkte të veta vullnetarisht janë kyçur edhe firmat Mlin Stojçev, Zhito pollog-Tetovë, kadino-Shkup, Mak Mlin-Çeshinovë, Zhito-Prom-Gjevgjeli dhe Furna Dime.

Sipas parashikimeve të DPRHM, sot dhe gjashtë fundjavës pritet mot i vranët dhe i ftohtë me reshje intensive të borës. “U rekomandojmë qytetarëve që gjatë fundjavës të shmangin lëvizje nëpër viset malore dhe vizitat në qendrat rekreative dimërore dhe të ngasin veturat me vëmendje, sidomos në akset rrugore nëpër luginat dhe qafat malore ku ka dukuri më të shpeshtë të orteqeve të imëta nga shkëmbinjtë”, qëndron në kumtesë.

QMK apelon deri te të gjithë qytetarët, sidomos ata që jetojnë në vendbanimet rreth viseve malore, nëse vërejnë çfarëdo qoftë dukurie të cilët paraqesin rrezik për shëndetin dhe jetesën e tyre, si pasojë nga bora, të paraqiten në telefonin falas numër 195, i cili është në shërbim të qytetarëve 24 orë, me qëllim të reagimit me kohë nga ana shërbimeve kompetente në përballjen me situatën e krijuar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *