Home / Lajme / Maqedoni / Apel I komunës:Kujdes ku parkoheni

Apel I komunës:Kujdes ku parkoheni

20 shkurt-Parkimi jo i rregullt i veturave shkakton probleme edhe për Ndërmarrjen Komunale “Tetova” e cila nuk ka mundësi t’i kryejë punët në drejtim të pastrimit të rrugëve dhe mbledhjes së mbeturinave nga kontejnerët përkatës. Në pajtim me Ligjin dhe dispozitat në fuqi Inspektorati komunal i Tetovës do të marr masa sanksionuese kundrejt të gjithë atyre që hedhin mbeturinat në vende joadekuate.

Inspektorati komunal i Tetovës u bën apel qytetarëve të kenë kujdes me parkimin e veturave sepse parkimi jo i rregullt shkakton vështirësi në komunikacion dhe probleme të tjera. Gjithashtu iu bëhet apel organeve policore të Tetovës të kryejnë me përgjegjësi punën e tyre për të mos ardhur deri tek bllokimi i komunikacionit që do të shkaktonte vështirësi të tjera.

Parkimi jo i rregullt i veturave shkakton probleme edhe për Ndërmarrjen Komunale “Tetova” e cila nuk ka mundësi t’i kryejë punët në drejtim të pastrimit të rrugëve dhe mbledhjes së mbeturinave nga kontejnerët përkatës. Në pajtim me Ligjin dhe dispozitat në fuqi Inspektorati komunal i Tetovës do të marr masa sanksionuese kundrejt të gjithë atyre që hedhin mbeturinat në vende joadekuate.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *