Home / Sport / Ardian Nuhiu 6 muaj në 11 Oktomvri

Ardian Nuhiu 6 muaj në 11 Oktomvri

“Mund të konfirmoj se me drejtuesit e 11 Oktomvrit kemi arritur marrëveshje për bashkpunim gjashtë mujor. Normal nëse gjendemi në balotazh për sigurimin e egzistencës në Ligën e Parë, jemi marrë vesh që të luaj edhe në balotazh dhe ma pas shohim. Jam i vetëdijshëm për pozitën në të cilën është ekipi, por shpresoj se me paraqitje të mira në pranverë, do të arrijmë të përmirësojmë situatën”, konfirmon transferimin Ardian Nuhiu.

Futbollisti shkupjan Ardian Nuhiu përfundimisht ka arritu marrëveshje me drejtuesit e 11 Oktomvrit për të vazhduar karrierën të skuadra nga Prilepi. Ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës me të cilët fitoi titullin e kampionit, më në fund arrin të gjejë skuadër, pasi paraprakisht u përball me probleme të ndryshme që penguan për një kohë të regjistrohet në ndonjë klub tjetër. Fillimisht pasi drejtuesit e Shkëndijës vendosën ta lënë të lirë, Nuhiu u mor vesh me ekipin e Teteksit te të cilët duhej të luajë në stinorin vjeshor, mirëpo pasi te Shkëndija kishte qenë i regjistruar si futbollist amator, u përball me vështirësi për tu regjistruar. Ky shkak bëri që ai të pushojë në vjeshtë, ndërsa tani më në fund vendos që të aktivizohet me 11 Oktomvrin, me të cilët ka arritur akordin për 6-të muajt e ardhshëm. “Mund të konfirmoj se me drejtuesit e 11 Oktomvrit kemi arritur marrëveshje për bashkpunim gjashtë mujor. Normal nëse gjendemi në balotazh për sigurimin e egzistencës në Ligën e Parë, jemi marrë vesh që të luaj edhe në balotazh dhe ma pas shohim. Jam i vetëdijshëm për pozitën në të cilën është ekipi, por shpresoj se me paraqitje të mira në pranverë, do të arrijmë të përmirësojmë situatën”, konfirmon transferimin Ardian Nuhiu, i cili më pas sqaron se e kishte shumë të vështirë të qëndrojë jashtë terenit. “Për një futbollist ajo është gjëja më e keqe. Dij se sa keq është të mos luash kur je i lënduar, ndërsa paramendoni tani kur unë me shëndet isha mirë. Normal se kam vuajtur këtë periudhë që s’kam luajtur, por njëkohësisht kam ushtruar vazhdimisht për të ruajtur formën. Drejtuesit e 11 Oktomvrit tani më një kohë të gjatë më kanë kontaktuar dhe prisnin përgjigje nga unë, e cila deri tani vonoi pasi në fshehtësi shpresoja në ndonjë ofertë më të mirë. Të jem i sinqertë të gjithë e dinë skuadrën në të cilën unë do të kisha dashur të luaj, por për së dyti herë detyrohem të bëj zgjedhje tjetër. Shpresoj të kaloj mirë, do të shohim si do të rrjedhin gjërat deri në verë, ndërsa më pas do vendos për të ardhmen”, përfundoi mesfushori i krahut, Ardian Nuhiu.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *