Home / Sport / Arrin çertifikata e Suat Zendelit

Arrin çertifikata e Suat Zendelit

Suat Zendeli pa kurfarë problemi mund të regjistrohet dhe të mbrojë për skuadrën e Renovës, pasi të premten në adresë të Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka arritur çertifikati i tij.

UEFA ka vendosur të lë të lirë portierin shkupjan për të luajtur në skuadër tjetër, ndërsa procesi i tij gjyqësor me ekipin rumun Petrolul Ploiesti do të vazhdojë edhe më tej. Zendeli i cili verën e kaluar nga tabori i Shkëndijës u transferua në Rumani, te Petrolul Ploiesti, pasi pas fillimit të mirë u përball me probleme të mëdha me drejtuesit e skuadrës rumune, të cilët i vononin pagesat mujore që i takonin në bazë të kontratës. Për këtë qëllim Zendeli në nëntor të vitit të kaluar vendosi të braktisë ekipin rumun, madje duke paraqitur rastin në organet kompetente të UEFA-së. Në ndërkohë portieri arriti marrëveshje me drejtuesit e Renovës, që t’i bashkohet kësaj skuadre, mirëpo për tu regjistruar u desh të presë çertifikatën nga UEFA-ja. Pasi dokumenti arriti në kohë, Zendeli automatikisht do të regjistrohet në FFM si futbollist i ri i Renovës, ndërsa në ndërkohë do të vazhdojë procesi i tij gjyqësor me skuadrën e Petrolul Ploiestit. Sipas përvojës nga raste të këtilla, pritet që UEFA të vendos në të mirë të portierit shkupjan, të cilit skuadra rumune do të duhet t’i paguajë dëmshpërblim për një pjesë të caktuar të kontratës, ndërsa ekipi i Petrolulit me shumë gjasa do të ballafaqohet me ndëshkim nga ana e UEFA-së, për shkak të mos-përmbushjes së kontratës me futbollistin në fjalë.

Renova-Drita 2:2

Ndërkohë skuadra e Renovës të dielën zhvilloi ndeshje kontrolluese me liderin e Ligës së Dytë Dritën e Bogovinës, kur në mot me shi dhe erë skuadrat u ndanë me barazimin 2:2. Ismaili shënoi për Renovën në pjesën e parë, ndërsa autor i golit të dytë për xhepçishtasit ishte Andonov. Ndërkohë nga skuadra e Dritës në listën e golashënuesve u regjistrua Radonjiç që realizoi dy herë.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *