Home / Lajme / Maqedoni / Azhurnim i situatës së krijuar në terrenin e komunës së Gostivarit nga Shtabi i emergjencës pranë Komunë së Gostivar

Azhurnim i situatës së krijuar në terrenin e komunës së Gostivarit nga Shtabi i emergjencës pranë Komunë së Gostivar

13 shkurt-Shtabi i emergjencës fton të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë të komunës së Gostivarit, që të japin kontributine e vet në tekalimin e kësaj situate të jashtëzakonshme duke mos parkuar vetura në vende ku pengohet pastrimi i borës, të mos dalin nëpër qytet veç se ne rast nevoje dhe të pastrojnë borën para objekteve të tyre duke mos e hedhur ate në rrugë.

Si rrjedhojë e të reshurave të mëdha të borës, Komuna e Gostivarit ka dorëzuar kërkesë deri tek Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, nga ku është kërkuar që të vendoj në përdorim ekipin dhe mekanizimin e vet që të intervenojnë në rrugën që çon në fsh. Koritë dhe fsh. Simnicë si dhe të ofrojnë ndihmë për banorët e këtyre fshatrave sipas nevojave që do të paraqiten.

Janë angazhuar inspektorët për veprimtari komunale pranë NP Komunalec dhe personave tjerë për bashkëpunim me operatorët në drejtim të koordinimit dhe mbikëqyrjes së pastrimit të borës prej operatorëve.

Operatorët për mirëmbajtje dimërore të rrugëve punojnë në terren 24 orë në ditë, ndërsa ekipi dimëror dhe Shtabi i emergjencës pranë Komunës së Gostivarit, vazhdimisht përcjellin situatën në terren dhe koordinojnë aktivitetet.

Pas formimit të Shtabit të emergjencës, krahas tetë kompanive, u angazhuan edhe kompani shtesë dhe në vijim është pastrimi edhe i rrugëve dytësore të qytetit.

Shtabi i emergjencës fton të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë të komunës së Gostivarit, që të japin kontributine e vet në tekalimin e kësaj situate të jashtëzakonshme duke mos parkuar vetura në vende ku pengohet pastrimi i borës, të mos dalin nëpër qytet veç se ne rast nevoje dhe të pastrojnë borën para objekteve të tyre duke mos e hedhur ate në rrugë.

Ditëve të fundit vërehet edhe formim i akullnajave ne disa objekte banesore dhe afariste nëpër tërë qytetin. Luten qytetarët që t’u shmangen rrugëve përreth këtyre objekteve pasi ekziston rrezik i madh nga rënia e këtyre akullnajave që mund të kenë pasoja për njerëzit.

Luten banorët e këtyre objekteve që të pastrojnë këto akullnaja sa më shpejt që të mund të evitohet ndonjë tragjedi ku mund të pësojnë kalimtarë të rastit.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *