Home / Lajme / Maqedoni / Ballistët dhe Vojvodët nuk erdhën në takim

Ballistët dhe Vojvodët nuk erdhën në takim

23 shkurt-Përfaqësuesit e klubeve të Shkëndijës dhe Teteksit, kanë kërkuar që në këto takime të ketë edhe përfaqësues të klubeve tjera pasi që barra tërësisht bie mbi ato. Në takim që u inicua nga Policia e Tetovës, edhe njëherë është theksuar nevoja për një anim korrekt dhe fer në ndeshjet sportive.

Tifozët Ballistët dhe Vojvodët, edhe pse të ftuar që të marrin pjesë në takimin e mbrëmshëm në Tetovë të organizuar nga ana e policisë megjithatë ata ishin nuk ishin të pranishëm. Kështu që përfaqësues të klubeve futbollistike që garojnë në ligën e parë dhe të dytë nga Tetova, nga Federata Futbollistike e Maqedonisë, komuna e Tetovës, lidhja komunale futbollistike në Tetovë, OSBE-ja, diskutuan gjërësisht për masat që duhet të ndërmeren para fillimit të kampionatit futbollistik. Përfaqësuesit e klubeve të Shkëndijës dhe Teteksit, kanë kërkuar që në këto takime të ketë edhe përfaqësues të klubeve tjera pasi që barra tërësisht bie mbi ato. Në takim që u inicua nga Policia e Tetovës, edhe njëherë është theksuar nevoja për një anim korrekt dhe fer në ndeshjet sportive. Ata kanë përshëndetur iniciativën e policisë për takime të këtilla ndërsa janë shprehur të gatshëm që të bashkëpunojnë edhe më shumë në këtë drejtim. Në takim u kërkua që të në të ardhmen të jenë të pranishëm edhe kryetari i gjykatës së Tetovës, porkurori publik dhe kryetari i komunës. “Është për ta përshëndetur një inciativë e tillë nga Sektori për Punë të Brendëshme pasi që kjo është një punë primare e cila në të ardhëmen do të jetë e frytshme dhe do të jetë me sukses. Sa i takon këtij takimi, është e vërtetë se më të akuzuar ishinklubi i futbollit Shkëndija dhe Teteksi. Ky është një momet që nuk mund të fshihet, është nje realitet, gjëra të tilla ndodhin në fusha por më tepër ndodhin në derbi lokal në mes të Shkëndijës, Teteksit dhe Renovës. Duhet një relaksim i publikut në ndeshjen lokale dhe jo dhunë apo hudhjen e sendeve të ndryshme në fushë, pasi që nuk pyesin se kush i hudhi por dëminet vijnë në adresë të Shkendijës dhe jemi të patjetërsueshëm që ti paguajmë. Nuk folet për të gjithë tifozët këtu pasi që Shkëndija ka 15 mijë ose 20 mijë tifozë por ka një pakicë e vogël e tifozëve që i bëjnë këto punë pa ose me vetëdije që unë nuk dua të ndërhyjë në këto punë, ndërsa sai përket ftifozëve të Shkëndijës me të vërtet është një publik i mrekullueshëm që është për ti përshëndeturë, por një pakicës duhet që një dit tu thuhet stop që do të ishte më e mirë që ato vet të vetëdijësohen dhe të kuptojnë se dhuna nuk të çon askund dhe ato vet duhet të kuptojnë se duhet të anojnë në mënyrë korrekte”, tha Nuriman Shaqiri, kryetar i Shkëndijës. Stevo Alampievski, nga klubi i Teteksit, tha se duhet që më së shumti të punohet në drejtim të edukimit të fëmijëve, ndërsa problem nuk kanë vetëm ekipet e Teteksit dhe Shkëndijës por edhe klubet tjera. Ai tha se klubet mes veti nuk probleme dhe bashkëpunojnë. Jonuz Rustemi, nga klubi i Renovës, ka përshëndetur këtë nismë duke theksuar se Renova do të përkrah këto iniciativa për të mirën e futbollit.Komisari për Siguri në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, Mitre Trajkovski, tha se me masa respresive nuk mund të ndalet dhuna në terene por me një angazhim dhe me masa edukative, ndërsa ka dhënë mbështetje të plotë projektit të policisë për parandalim të dhunës në stadiume. Në takim u theksua nevoja për mbështetje të plotë ndërmjet vete të këtyre institucioneve dhe nevoja për takime tjera në të ardhmen ku do të jenë të kyçur edhe përfaqësues të gjykatës, prokurorisë dhe komunës së Tetovës. Komuna e Tetovës, në këtë takim u pajtua që takimi i radhës të mbahet në komunën e Tetovës, me 6 mars, 5 ditë para fillimit të kampionatit.
Tv KOHA (U.H)

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *