Home / Sport / Barça “bën ligjin” edhe në Gjermani, mundet Leverkusen

Barça “bën ligjin” edhe në Gjermani, mundet Leverkusen

Lioni fiton mes vuajtjeve ndaj APOEL Nikosias.

Barcelona stonon në kampionat, por jo në Champions. Në ndeshjen e parë të çerekfinaleve, skuadra e Pep Guardiolës ka fituar 3-1 ndaj Leverkusen në fushën e këtij të fundit, duke bërë një hap të sigurt drejt kualifikimit. Katalanasit bënë të njëjtën gjë si ngahera, duke dominuar në mesin e fushës, por edhe duke rrezikuar jo pak në repartin defensiv. Gjithsesi, me spostimin e Maskeronos, në vend të Pikesë në këtë repart u duk sikur kishte disi më shumë qetësi. Sulmi bëri detyrën duke prekur tri herë rrejtën e gjermanëve: dy herë me autor kilianin Aleksis Sançez dhe një herë me Lionel Mesin. Ky i fundit u duk më pak në këtë takim, në krahasim me ndeshjet e tjera në Champions. Gjithsesi u gjend në momentin dhe vendin e caktuar për të shënuar edhe golin e sigurisë, kur duheshin edhe pak minuta nga fundi i ndeshjes. Me këtë fitore blaugranat shkojnë të qetë në ndeshjen e kthimit dhe, duke qenë se në kampionat janë -10 pikë nga Reali, me gjasa do t’i përkushtohen këtë sezon më shumë Ligës së Kampioneve, ku kanë shanse reale për të dalë sërish kampionë të kontinentit. Në takimin tjetër të luajtur mbrëmë, Lioni fitoi mes vuajtjesh në shtëpi ndaj qipriotëve të APOEL Nikosia, por kualifikimi është ende në dyshim, pasi në fushën e vet skuadra e drejtuar nga serbi Jovanoviç ka treguar se është vërtet e pakalueshme. Francezëve u mjaftoi një gol i Lakazete, shënuar në pjesën e dytë të takimit. Takimi i kthimit në Nikosia do nxjerrë edhe skuadrën që do vazhdojë për në gjysmafinalet e këtij kompeticioni.

Leverkusen 1
Barcelona 3
Shënues: Kadlec 52′/ Sançez 41′, 55′, Mesi 88′
K.të verdhë: Shvab, Korluka, Kastro/ Alkantara
Leverkusen: Leno, Korluka (Belarabi 90′), Shvab, Friedrish, Kadlec, Reinartz, Rolfes (Kisling 77′), Bender, Kastro, Shurrle (Da Kosta 90′), Augusto. Robin Dut.
Barcelona: Valdes, D. Alves, Maskerano, Pujol, Abidal, Adriano (Pedro Rodriguez 69′), Fabregas, Buskets, Iniesta (Alkantara 61′), Sançez (Kuenca 86′), Mesi. Trajner: Pep Guardiola.

O.Lion 1
APOEL 0
Shënues: Lakazete 58′
K.të verdhë: Helio Pinto, Marcinjo
Lion: Lloris, Reveijer, Koné, Kris, Sisoko, Gonalons, Kallstrom, Lakazete (Briand 59′), Ederson (Gurkuf 71′), Bastos, L.Lopez. Trajner: Remi Gard
APOEL: Kiotis, Poursaitides, Kaka, Paulo Jorge, Boaventura, Morais, Helio Pinto, Çaralambidis (Manduka 82′), Helder Sousa (Marcinjo 72′), Trickovski, Ailton (Solari 67′). Trajner: Ivan Jovanoviç

Gjithashtu lexo

“Ballistët” kallin Milanon (Foto/Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano. Grupi i tifozëve “Ballistët”, kanë udhëtuar për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *