Home / Lajme / Maqedoni / Bashkimi Kosovë –Shqipëri imperativ i kohës

Bashkimi Kosovë –Shqipëri imperativ i kohës

18 shkurt-Ekziston një rrugë e tretë dhe është rruga e tretë në të cilën duhet të ecin shteti I Kosovës dhe Shqipërisë dhe kjo është rruga e evaluimit të evalutës së brendëshme të shoqërisë kosovare por edhe të asaj të shqiptare, prandaj ideja e bashkimit është komplementare me idenë për integrime evropiane. Kjo është një ide politike por edhe ide kulturore dhe kjo duhet të rikujoj një thënie se përbashkimet ndodhin në baza kulturore. Prandaj bashkimi kulturor është imperativ i shqiptarëve në këtë kohë”, tha Zaimi

Pavarësia e Kosovës është realitet historik, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe ka qenë imperativ i kohës pas shumë sfidave në të kaluarën. Ndërkohë, sfida e ardhëshme është bashkimi kulturor por pse jo edhe bashkimi territorial me Shqipërinë. Kështu theksuan panelistët gjatë një tryeze të rumbullakët kushtuar katër vjetorit të pavarësisë së Kosovës, të organizuar nga shoqata Illyricum Libertas në Tetovë. Për analistin Salajdin Saliu, rëndësia e pavarësisë së Kosovës, është finalizimi i një projekt shumë madhor që ndodh rrallë herë në historinë e kombeve. “Thjeshtë është një dritare e re për kombin shqiptar kudo që ndodhet. Krahas kësaj, mendoj se pavarësia e Kosovës është një moment i ri në ndërgjegjen e Evropës, për shkak se Evropa doli në mbrojtje te vlerave qytetare, por edhe për vetë për Kosovën, pasi që ajo tash ka mundësi lirshëm të ndërtojë të tashmen dhe të ardhmen e saj. Në kushte lirie, çdo komb ka mundësi ta afirojmë vetveten dhe pas intervenimit të NATO-së dhe shpalljes së pavarësisë Kosova ka mundësi të panumërta dhe dilema të shumta që hapen për shkak të agresivitetit të egër të diplomacisë sërbe e cila në thelb është shumë dashakeqe ndaj Kosovës” tha Saliu. Ndërkohë që Bardhyl Zaimi, thotë se kjo tryezë është e ndarë në tre pjesë, pjesa e parë është aspekti historik i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pjesa e dytë është aktualiteti politik dhe institucional brenda në Kosovë gjatë katër viteve të fundit dhe pjesa e tretë është vizionet për të ardhmen dhe idetë që promovohen kohëve të fundit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. “Sigurisht se të tre këto janë të lidhura njëra me tjetrën dhe kanë një ndërvarësi mes veti sepse as aktualiteti por as idetë e së ardhmes nuk mund tja parashtrojnë dimenzionin historik të kësaj problemtike. Ideja është që ne jemi dëshimtarë që proklamohen ide për bashkimin e Kosovës me Shqiëprinë dhe në asnjë rast idetë nuk mund të demonizohen por gjithesi të mos folklorizohen. Ekziston një rrugë e tretë dhe është rruga e tretë në të cilën duhet të ecin shteti I Kosovës dhe Shqipërisë dhe kjo është rruga e evaluimit të evalutës së brendëshme të shoqërisë kosovare por edhe të asaj të shqiptare, prandaj ideja e bashkimit është komplementare me idenë për integrime evropiane. Kjo është një ide politike por edhe ide kulturore dhe kjo duhet të rikujoj një thënie se përbashkimet ndodhin në baza kulturore. Prandaj bashkimi kulturor është imperativ i shqiptarëve në këtë kohë”, tha Zaimi. Ndërkaq, historiani Zeqirja Rexhepi, tha se aktualisht ne festojme 4 vjetorin e pavarasise se Kosovës. mirepo për të ardhur deri te ky proces pa dyshim se është dashur të kalojmë shumë sfida, shumë vështirësi dhe ndërlikime historike.“Pavarsia e Kosovës ka qenë një ngjarje e veçantë në kontinentin e Evropës, por edhe vështirësite kanë qenë të veçanta.Pavarësia erdhi si rrjedhojë e ngjarjeve para luftës së dyte botërore dhe pas luftës së dytë”, tha Rexhepi, duke shtuar se ngjarjet që pasuan pas këtyre dy luftërave e trasuan rrugën drejtë pavarësisë. Valon Kurtishi kryetar i shoqatës Illyricum Libertas tha se qëllimi parësor i këtij aktiviteti është që të shënohet katërvjetori i pavarësisë së Kosovës ndërsa qëllimi tjetër është edhe të debatohet, të diskutohet mbi këtë dhe të shohim se ku qëndron Kosova sot pas katër vitesh.(U.H)

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *