Home / Sport / Bazeli tjetër mrekulli ndaj Bajernit, Marseja gjunjëzon Interin

Bazeli tjetër mrekulli ndaj Bajernit, Marseja gjunjëzon Interin

Ndeshja e mbrëmshme e Ligës së Kampionëve ndërmjet Baselit dhe Bayern Munchenit përfundoi me rezultatin 1 : 0. Edhe ndeshja tjetër e Ligës së kampionëve Marseille – Inter Milan përfundoi me 1 0. Golin e vetëm në ndeshje, në minutën 90, e shënoi A. Ayew.

Bazeli tregon dhe një herë se është skuadra e minutave të fundit, duke arritur të marrë një fitore të luftuar 1-0 kundër Bajern Mynih, skuadër që të gjithë mendonin e do të kalonte lehtësisht turnin. Zviceranët nuk kanë luajtur si skuadër “e vogël” dhe nuk janë frikësuar përballë gjigandëve bavarezë, duke luftuar që nga minuta e parë për të kërkuar me ngulm golin. Bazeli tregon dhe një herë se është skuadra e minutave të fundit, duke arritur të marrë një fitore të luftuar 1-0 kundër Bajern Mynih, skuadër që të gjithë mendonin e do të kalonte lehtësisht turnin. Zviceranët nuk kanë luajtur si skuadër “e vogël” dhe nuk janë frikësuar përballë gjigandëve bavarezë, duke luftuar që nga minuta e parë për të kërkuar me ngulm golin.

Olimpiku i Marsejës ka marrë një fitore minimale 1-0 përballë Interit duke rritur shanset për kualifikimin e mëtejshëm në Ligën e Kampioneve, falë edhe momentit negativ që po kalojnë italianët në këtë periudhë. Në një ndeshje shumë të mërzitshme, gjithçka është vendosur në minutën e fundit shtesë kur Andre Ajeu ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes pas zhvillimit të një goditje nga këndi. Situatën e Interit e ka bërë më të vështirë trajneri Klaudio Ranieri që ka zgjedhur një formacion të çuditshëm me Militon e Pacinin në stol, ndërsa Forlan e Zarate përbënin dyshen e sulmit me Shnajder pas krahëve të tyre. Nëse uruguaiani arrin të tregohet i lëvizshëm dhe kërkon në të gjitha mënyrat të krijojë rrezikshmëri, argjentinasi është thuajse inekzistent dhe nuk bën asnjëherë gjënë e duhur.
Nga ana tjetër, Deshamp zgjedh një rreshtim 4-2-3-1 me Brandao si sulmues të vetëm, por e ka të vështirë të ndërtojë aksione në pjesën e parë. Pjesa e dytë është edhe më e mërzitshme, pasi edhe Interi duket i kënaqur me barazimin dhe nuk është se bën shumë për të rrezikuar portën kundërshtare.
Për të vendosur ndeshjen mendojnë vëllezërit ganezë Ajeu. Vëllai i vogël, Xhonatan, i futur në fushë si zëvendësues është a që frikëson mbrojtjen zikaltër duke bërë që Interi të kthehet prapa për të mbrojtur barazimin. Ndërsa vëllai i madh, Andre, fiton goditjen e këndit nga e cila më pas do të shënojë edhe golin me kokë në minutën e 93-të të takimit. Kjo goditje pritet të jetë shumë e rëndë për Interin që po kalon një periudhë shumë negative, ndërsa trajneri Ranieri thuajse e ka të sigurt shkarkimin nga detyra.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *