Home / Lajme / Maqedoni / BDI do t’i fitonte sërish zgjedhjet

BDI do t’i fitonte sërish zgjedhjet

3 shkurt-Më pak konsideratë kanë për liderin e BDI, Ali Ahmeti, për të cilin vetëm 52 e shqiptarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa më pak kredibilitet gëzon Menduh Thaçi, vetëm 42 për qind e të anketuarve janë shprehur pozitivisht për të, ndërkohë që negativisht mendojnë 50 për qind.

Nëse do të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare, Bashkimi Demokratik për Integrim do të fitonte edhe një tjetër mandat qeverisës, së bashku me VMRO-DPMNE. Të paktën kështu tregojnë rezultatet e agjencisë “Rejting”, në anketën e realizuar me porosi të së përditshmes “Dnevnik”. Sipas anketës, mbi 7 për qind e qytetarëve do t’ia jepnin votën e tyre BDI-së, për PDSH-në do të votonin 3.1 për qind, ndërsa për RDK 2.9 për qind e të anketuarve. Edhe nëntë muaj pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, raporti mes BDI-së dhe PDSH-së mbetet i njëjtë – 2.3 me 1, ose 15 deputetë kundrejt 7. Nga ana tjetër, partia e Rufi Osmanit ka shënuar një rritje të rejtingut, duke e çuar në një përqindje shumë të afërt të mbështetjes së elektoratit, ashtu si edhe PDSH. Nëse koalicioni i përfolur mes dy partive opozitare nuk do të dështonte, të dy subjektet do t’i afroheshin shumë oponentit të tyre, sa i takon votave që do të mund të fitonin në zgjedhje. Pavarësisht votave që elektorati i jep subjekteve politike, rejtingu i liderit të RDK, Rufi Osmani është më i madh se i gjithë liderëve të tjerë shqiptarë. Dy të tretat e të anketuarve, ose 65 për qind prej tyre kanë mendim pozitiv për liderin Osmani. Më pak konsideratë kanë për liderin e BDI, Ali Ahmeti, për të cilin vetëm 52 e shqiptarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa më pak kredibilitet gëzon Menduh Thaçi, vetëm 42 për qind e të anketuarve janë shprehur pozitivisht për të, ndërkohë që negativisht mendojnë 50 për qind. Renditja ruhet edhe për elektoratin maqedonas, 14 për qind e të cilëve kanë mendim pozitiv për Rufi Osmanin, për Ali Ahmetin vetëm 14 për qind prej tyre, ndërkohë që dy herë më pak gëzon popullaritet lideri i PDSH, për të cilin vetëm 7 për qind e të anketuarve kanë dhënë mbështetjen e tyre. Për dallim nga maqedonasit, shqiptarët e anketuar më pak e duan kryeministrin Gruevski, vetëm 8 për qind, më shumë kanë konsideratë për Lubço Georgievskin – 18 për qind dhe 15 për qind prej tyre kanë mendim pozitiv për liderin e LSDM – Branko Cërvenkovski. Sa i takon elektoratit maqedonas, ata i japin mbështetje VMRO-DPMNE dhe liderit të saj, Nikolla Gruevski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *