Home / Lajme / Maqedoni / BDI reagon ndaj akuzave të PDSH-së për nënshkrimin e marrëveshjes mes policive të Maqedonisë dhe Serbisë

BDI reagon ndaj akuzave të PDSH-së për nënshkrimin e marrëveshjes mes policive të Maqedonisë dhe Serbisë

15 shkurt-“Duam të përkujtojmë opinionin se ishte pikërisht PDSH, ajo e cila në vitin 2000 votoi marrëveshjen Koshtunica – Trajkovski për demarkacionin e kufijve dhe me këtë pranoi sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën. Ishte pikërisht PDSH ajo e cila pengonte pranimin e Kosovës nga ana e Maqedonisë me sqarim se ajo do të ndodhe kur të don PDSH-ja, si dhe instaloi regjim të vizave me Republikën e Shqipërisë, thirri shqiptarët që mos të festojnë për pavarësinë e Kosovës dhe asnjëherë nuk u bë pjesë e manifestimeve për të shënuar këtë ditë madhështore”, thuhet në kumtesën partiake.

Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes kumtesës reagon ashpër ndaj, siç thuhet, tendencës së PDSH-së për të manipuluar opinionin shqiptar me gënjeshtra dhe te pavërteta vetëm e vetëm për të përfituar pika të imta politike.

“Duam të përkujtojmë opinionin se ishte pikërisht PDSH, ajo e cila në vitin 2000 votoi marrëveshjen Koshtunica – Trajkovski për demarkacionin e kufijve dhe me këtë pranoi sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën. Ishte pikërisht PDSH ajo e cila pengonte pranimin e Kosovës nga ana e Maqedonisë me sqarim se ajo do të ndodhe kur të don PDSH-ja, si dhe instaloi regjim të vizave me Republikën e Shqipërisë, thirri shqiptarët që mos të festojnë për pavarësinë e Kosovës dhe asnjëherë nuk u bë pjesë e manifestimeve për të shënuar këtë ditë madhështore”, thuhet në kumtesën partiake.

BDI-ja dëshiron ta informojë opinionin se marrëveshja në fjalë është standard europian i bashkëpunimit ndërfqinjësor në sektorin e policisë dhe e njejta do të nënshkruhet me Shqipërinë, Kosovën dhe vendet tjera fqinje.

“PDSH vazhdon me politikën e ‘shqetësimit’ për interesin shqiptar vetëm kur është në opozitë duke abuzuar me vuajtjet e popullit shqiptar në Kosovë për përfitime ditore politike. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet në mbrojtje të interesit kombëtar shqiptar si përfaqësues legjitim i tyre, gjithmonë në bashkërendim me faktorin shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe me komunitetin ndërkombëtar në promovimin dhe avansimin e politikave euroatlantike integruese në rajon”, thuhet në reagimin e BDI-së ndaj akuzave të PDSH-së për nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim mes policive të Maqedonisë dhe Serbisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *