Home / Sport / Behrami: Refuzova Juventusin

Behrami: Refuzova Juventusin

Sipas fjalëve të tij, një tjetër arsye për refuzimin e mundësisë për të qenë kampion i Italisë është përshtatja e shkëlqyer me qytetin e Firences.

Valon Behrami, refuzoi që të transferohej tek Juventusi, pavarësisht një oferte të rëndësishme që pati në janar.

“Juventusi ishte një mundësi e madhe për mua”, tha Behrami për mediat italiane. “Megjithatë, jam i lidhur me Fiorentinën dhe nuk mund të largohesha ndërsa skuadra është duke përjetuar një moment të keq në kampionat. Ky klub më bën të ndihem i rëndësishëm. Tashmë në skuadër ka një shpirt të ndryshëm dhe po luftojmë për një objektiv të rëndësishëm, rikthimin e tifozëve në shkallët e stadiumit”.

Sipas fjalëve të tij, një tjetër arsye për refuzimin e mundësisë për të qenë kampion i Italisë është përshtatja e shkëlqyer me qytetin e Firences.

Aktualisht, Fiorentina renditet në vendin e dhjetë të kampionatit të Serisë A, me 28 pikë pas 21 javësh.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *