Home / Lajme / Rajon / Bejta takohet me Majlinda Bregun

Bejta takohet me Majlinda Bregun

Shqipëria dhe Maqedonia përveç marrëdhënieve shumë të mira bilaterale kanë sa i përket pjesës së integrimit evropian për të cilën më duhet të përgëzoj publikisht rolin dhe kontributin, duke inkurajuar njëkohësisht kontributin e pjesës shqiptare në Qeverinë e Maqedonisë, në çuarjen përpara të integrimeve euro atlantike”, tha Bregu

Tiranë, 24 shkurt-Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta, në ditën e dytë të qëndrimit në Republiken e Shqipërisë, realizoi takim pune me Ministren e Integrimeve Majlinda Bregu. Ministri Nevzat Bejta fillimisht, në emër të Qeverisë së Maqedonisë dhe Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, i shprehu ngushëllime Qeverisë dhe popullit shqiptar për vrasjen e një ushtari shqiptar në Afganistan. Më pas ministri Bejta dhe ministrja Bregu, biseduan për tema kryesisht që kanë të bëjnë me projektet të cilat i lidhin të dyja vendet dhe për shfrytëzimin e mjeteve nga IPA programi për bashkëpunimin ndërkufitar. Ministrja e Integrimeve të Shqipërisë Majlinda Bregu, tha se Shqipëria dhe Maqedonia kanë raporte shumë të mira bilaterale dhe e përgëzoi kontributin e shqiptarëve në Qeverinë e Maqedonisë për proceset euro-atlantike. “Shqipëria dhe Maqedonia përveç marrëdhënieve shumë të mira bilaterale kanë sa i përket pjesës së integrimit evropian për të cilën më duhet të përgëzoj publikisht rolin dhe kontributin, duke inkurajuar njëkohësisht kontributin e pjesës shqiptare në Qeverinë e Maqedonisë, në çuarjen përpara të integrimeve euro atlantike”, tha Bregu. Sa i takon bashkëpunimit ndërkufitar, ministrja Bregu tha se Shqipëria do ndihmoje Maqedoninë me qëllim që sa më i suksesshëm të jetë bashkëpunimi midis të dyja vendeve. “Njëkohësisht një nga gjërat që na lidh më afër më konkretisht është pjesa e bashkëpunimit ndërkufitar për të cilën kemi diskutuar sot me ministrin Bejta, se si t’i intensifikojmë më shumë bashkëpunimin midis dy vendeve tona për projekte të përbashkëta të cilat janë pjesë e asistencës së bashkimit Evropian nën fondet IPA. Dje ka mbaruar afati i paraqitjes së projekteve për thirrjen e tretë ndërmjet dy vendeve. Nuk janë shumë, por nuk janë as pak 5 milion euro të cilat shpresojmë që do të ketë propozime të mira që do të çojnë më tej zhvillimin infrastrukturor, ekonomik dhe social në mes Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë”, u shpreh Bregu. Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta, pas takimit me ministren Bregu, tha se shfrytëzimi i IPA fondeve nga komponenta 2, zë një vend të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërkufitar. “Sot e bëmë takimin që sa më mirë t’i shfrytëzojmë këto fonde nga IPA programi 2, sepse shkojnë në interes të të dyja vendeve, në interesin e vendbanimeve të zonave kufitare, në interes të komunave kufitare dhe për rregullimin e infrastrukturës, përparmin dhe zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike të të dyja vendeve. Meqë ka lëshime dhe vërejtje nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, na do ta shfrytëzojmë përvojën e ministres e cila është më përvojë në kabinetin qeveritar për të na ndihmuar neve dhe ne ku do të kemi mundësi të ndihmojmë dhe të funksionoje Sekretariati i përbashkët teknik që këto mjete të shfrytëzohen në interes të të dyja vendeve.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *