Home / Sport / Benitez, tjetër alternativë për AVB

Benitez, tjetër alternativë për AVB

“Daily Mail” ka bërë të ditur se Rafael Benitez është një nga emrat kryesorë në listën e Çelsit për të zëvendësuar Vijas-Boas deri në fundin sezonit nëse Roman Abramoviç humbet durimin me trajnerin e tij.

Vijas-Boas do ta gjejë veten në një pozicion të rrezikshëm, nëse gjërat shkojnë keq në Napoli në Ligën e Kampionëve.
Ekipi i tij është i pesti në Premier Ligë dhe përballet me një garë të ndërlikuar në Kupën FA në Birmingem, ndaj pronari Abramoviç mund ta humb durimin me portugezin që vazhdon të premtojë suksese të cilat nuk arrijnë.
Ish-trajneri i Liverpul, Inter dhe Valencia, mund të jetë njëri ndër zëvendësuesit e AVB, pasi Abramoviç mendon se është i aftë për të udhëhequr skuadrën drejt suksesit në Ligën e Kampioneve, ashtu siç bëri me Liverpulin.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *