Home / Lajme / Maqedoni / Besimi-Çeku: Vazhdon bashkëpunimi në nivel bilateral dhe në kuadër të iniciativave rajonale

Besimi-Çeku: Vazhdon bashkëpunimi në nivel bilateral dhe në kuadër të iniciativave rajonale

21 shkurt-“Me rëndësi prioritare për Ministrinë e Mbrojtjes së Maqedonisë është arritja e dialogut tërësisht të hapur dhe marrëdhënieve të mira fqinje me Kosovën, si dhe arritja e nivelit të lartë të bashkëpunimit në sferën e Mbrojtjes dhe Sigurisë së dy vendeve”, theksoi ministri Besimi.

Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi i cili po qëndron për vizitë zyrtare njëditore në Kosovë, sot u takua me ministrin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) Agim Çekun, me komandantin e FSK-së, gjeneral nënkolonel Kadri Kastratin dhe me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçin.

Besimi dhe Çeku shprehën gatishmëri dy ministritë të vazhdojnë edhe më tej të bashkëpunojnë, si në nivelin bilateral ashtu edhe në nismat rajonale.

Siç deklaroi ministri kosovar Çeku, në konferencën e përbashkët për shtyp, dy vendet kanë bashkëpunim të mirë i cili mund të paraqesë shembull për bashkëpunim edhe për vendet e tjera.

“Takimi i sotëm paraqet një hap përpara për intensifikimin e bashkëpunimit. Ministria e FSK-së por përgatitet për pjesëmarrje në misionet relevante në vend, si dhe në ato ndërkombëtare, ndërsa për këtë qëllim e kemi mbështetjen e plotë të Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Çeku, njofton raportuesi i MIA-s.

Ai shtoi se gjatë bisedimeve është dakorduar katër kadetë të pakicave të Kosovës të trajnohen në Akademinë ushtarake në Shkup, ndërsa midis tjerash edhe për reagim në raste urgjente.

Në pyetjen e gazetarëve se cili është qëndrimi i tij lidhur me incidentet në ndeshjet sportive, kur është djegur flamuri i Maqedonisë, Çeku u përgjigj se të njëjtat janë të papranueshme dhe se dënohen.

“Sporti duhet t’i bashkojë njerëzit, jo ti përçajë. Duhet të përpiqemi sporti të mos e humbas qëllimin e vet. Incidentet le të mbeten vetëm në sallë dhe të mos marrin përmasa më të mëdha”, theksoi Çeku.

Ministri Besimi theksoi se zhvillimi dhe mirëmbajtja e kapaciteteve rajonale duhet të bazohet në konceptin e “smart defense” (mbrojtjes së mençur), me qëllim të bashkimit dhe ndarjes së mjeteve të mbrojtjes dhe sigurisë.

“Me rëndësi prioritare për Ministrinë e Mbrojtjes së Maqedonisë është arritja e dialogut tërësisht të hapur dhe marrëdhënieve të mira fqinje me Kosovën, si dhe arritja e nivelit të lartë të bashkëpunimit në sferën e Mbrojtjes dhe Sigurisë së dy vendeve”, theksoi ministri Besimi.

Ai shprehu mbështetje edhe në pjesën e integrimeve euroatlantike për vendet e rajonit dhe në këtë mënyrë të kontribuohet për paqe dhe stabilitet në rajon dhe me gjerë për paqen globale.

Në kuadër të vizitës është nënshkruar edhe Plani për bashkëpunim bilateral për vitin 2012, me të cilin janë përcaktuar mundësitë për shfrytëzimin e kapaciteteve të disponueshme të Maqedonisë: Poligoni Krivollak, Qendra trajnuese rajonale për komunikime dhe Qendra ushtarake medicinale, si dhe shkollimi i kadetëve nga Kosova në Akademinë ushtarake në Shkup. Plani u nënshkrua nga ana e udhëheqësit të Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar në Ministrinë e Mbrojtjes, Bekim Maksuti dhe udhëheqësit të Sektorit për siguri dhe bashkëpunim në Ministrinë e Forcave të Sigurisë të Kosovës, kolonel Ilir Qarixhi.

Ministri Besimi e vizitoi edhe Qendrën për studime universitare të Forcave të sigurisë së Kosovës në Komandën e ushtrisë tokësore

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *