Home / Lajme / Maqedoni / Bexheti në malësi, rrugët të gjitha të kalueshme

Bexheti në malësi, rrugët të gjitha të kalueshme

9 shkurt-Banorët e fshatrave të malësisë së Tetovës janë shprehur të kënaqur me punën e komunës së Tetovës në drejtim të pastrimit të rrugëve nga bora. Ata e kuptojnë gjendjen e vështirë të krijuar pas reshjeve të borës, ndërkaq kanë konsideratë të madhe për komunën e Tetovës që ka marr aksion intensiv dhe të vazhdueshëm për pastrimin e rrugëve në këto fshatra.

Kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti të enjten ka vizituar fshatrat e malësisë së Tetovës, Shipkovicën, Brodecin, Veshallën dhe Bozofcën ku ka parë nga afër gjendjen pas situatës së jashtëzakonshme të krijuar nga reshjet e borës.
Banorët e fshatrave të malësisë së Tetovës janë shprehur të kënaqur me punën e komunës së Tetovës në drejtim të pastrimit të rrugëve nga bora. Ata e kuptojnë gjendjen e vështirë të krijuar pas reshjeve të borës, ndërkaq kanë konsideratë të madhe për komunën e Tetovës që ka marr aksion intensiv dhe të vazhdueshëm për pastrimin e rrugëve në këto fshatra.

“Duhet të kemi parasysh se ekziston një gjendje e jashtëzakonshme duke marrë parasysh reshjet e borës të cilat vazhdojnë. Por, komuna e Tetovës intensivisht punon edhe gjatë natës për pastrimin e rrugëve në mënyrë që të sigurohet lëvizje e lirë për qytetarët. Aktualisht siç shihet të gjitha rrugët në fshatrat e malësisë janë të kalueshme I bëj një apel këtij televizioni që të shikojë më tepër fshatrat e Shkupit dhe të bëjnë atje inspektime se sa janë të pastruara rrugët atje. Për Tetovën dhe fshatrat e malësisë ne vet kujdesemi në mënyrë të pandërprerë, pasi vet dëshirojmë të jetë pastër dhe punojmë me intensitet të shtuar”, tha kryetari Bexheti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *