Home / Sport / Bilbao shuan ëndrrën e Mirandes

Bilbao shuan ëndrrën e Mirandes

Skuadra e Bilbaos fitoi 2-1 sfidën e parë jashtë fushës së saj ndërsa në takimin e dytë u tregua e pamëshirshme ndaj gjysmëprofesonistëve të Mirandes duke fituar 6-2.

Atletik Bilbao është finalistja e parë e Kupës së Mbretit në Spanjë pasi ka eliminuar surprizën e këtij edicioni, skuadrën e kategorisë së tretë, Mirandes. Skuadra e Bilbaos fitoi 2-1 sfidën e parë jashtë fushës së saj ndërsa në takimin e dytë u tregua e pamëshirshme ndaj gjysmëprofesonistëve të Mirandes duke fituar 6-2. Gjithsesi, publiku i dhuroi të dy skuadrave duartrokitje në fundin e ndeshjes duke vlerësuar atë që kishin bërë, edhe pse Mirandes shpresonte që të largohej nga turneu më një rezultat më të mirë. Për Atletik Bilbao, kjo është mundësia e parë pas 30 vitesh për të fituar Kupën e Mbretit. Në finale, ata do të vihen përballë fituesit të çiftit Barcelona-Valencia që luhet sot, ndërsa takimi i parë mes tyre ka përfunduar në barazim 1-1.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *