Home / Sport / Blerina Seferi shpallet kampione e Gjermanisë në xhudo

Blerina Seferi shpallet kampione e Gjermanisë në xhudo

6 shkurt-Blerina e cila hapat e parë të xhudos I ka marrë në Klubin e xhudosë “Ippon” nga Shkupi ka arritur të shkëlqej mbi 700 pjesmarrësit nga vende të ndryshme si Gjermania, Lituania, Rusia, Luksenburgu, Belgjika, Danimarka dhe shumë shtete të tjera.Shqiptarja e vetme në këtë kampionat, Blerina Seferi, ka arritur që të mposhtë të gjithë kundërshtarët dhe tregoi edhe nëj herë se në damarët e saj po rrjeth gjak luftarak shqiptarë

Blerina Seferi, talente e xhudos e cila është me prejardhje nga Shipkovica e Tetovës, gjatë fundjavës është shpallur kampione e Gjermanisë në një turnir ndërkomëtarë e cili është mbajtur në Osanbruck të Gjermanisë. Blerina e cila hapat e parë të xhudos I ka marrë në Klubin e xhudosë “Ippon” nga Shkupi ka arritur të shkëlqej mbi 700 pjesmarrësit nga vende të ndryshme si Gjermania, Lituania, Rusia, Luksenburgu, Belgjika, Danimarka dhe shumë shtete të tjera.Shqiptarja e vetme në këtë kampionat, Blerina Seferi, ka arritur që të mposhtë të gjithë kundërshtarët dhe tregoi edhe nëj herë se në damarët e saj po rrjeth gjak luftarak shqiptarë.Ajo deri te ky sukses arriti pa probleme të mëdha pasi ishte shumë më e suksesshme se kundërshtarët e saj.Pas këtij aktiviteti, ajo pret që të debutoj me sukses edhe në kampionatin e Gjermanisë. 14 vjeçarja me këtë sport merret qe katër vite, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe sukseset. Kështu gjatë karrierës së saj, ajo ka marrë pjesë në 41 gara vendore dhe ndërkombëtare, ku prej tyre ka fituar 28 medalje të arta, gjashtë argjendi dhe pesë bronze.Talentin e saj ajo e ka treguar që e vogël dhe mënjëherë e vërejtën përgjegjësit e Klubit të xhudosë “Ippon” nga Shkupi ku edhe ia dhanë mësimet e para profesionale. Më pas transferohet në Gjermani dhe momentalisht është anëtare e shkollës elite të Hamburgut, ndërsa klubi quhet HT16.Por Blerina Seferi nuk e ka braktisur klubin e saj të parë “Ippon” nga Shkupi. Ajo çdo pushim që e ka nga Gjermania udhëton dhe vjen në Shkup që të stërvitet. Këto vazhdon që të jetë anëtare prnadaj në të ardhmen pritet që të marrë pjesë edhe do të përfaqëson kombëtaren e Maqedonisë në garat ballkanike që do të mbahet këtë vit (7-8 korrik 2012) në Sliven të Bullgarisë.Kryesia e Klubit “Ippon” konfirmuan se në muajin qershorë do të bëjnë përgaditjet me shokët dhe shoqet saj në malet e Sharrit me qëllim që Blerina Seferi nga Slivja e Bullgarisë të kthehet edhe me një medalje të artë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *