Home / Lajme / Maqedoni / Bllokohen 20 maune në Qafë-Thanë

Bllokohen 20 maune në Qafë-Thanë

14 shkurt-Maunat kanë qëndruar të parkuara në tokën asnjë-anëse dhe në hyrje të doganës shqiptare të Qafë Thanës. Bëhet e ditur se të tjera maune qëndrojnë në hyrja të doganës maqedonase.

Rreth 20 maune janë bllokuar të hënën në mbrëmje në doganën e Qafë Thanës. Mjetet nuk kanë mundur të ecin para për shkak të një defekti në sistemin kompjuterik të palës maqedonase, raporton portali “LajmiiFundit”.
Maunat kanë qëndruar të parkuara në tokën asnjë-anëse dhe në hyrje të doganës shqiptare të Qafë Thanës. Bëhet e ditur se të tjera maune qëndrojnë në hyrja të doganës maqedonase. Prishja e sistemit kompjuterik ka bllokuar edhe kalimin në të dyja anët e kufirit edhe për mjetet e vogla, por këto ndryshe nga maunat janë kthyer prapa, mbasi nuk lejohen të qëndrojnë ne mjediset doganore apo në tokën asnjë-anëse, lajmëron portali i njëjtë. Reshjet e borës, era e fortë dhe e ftohtë dhe temperaturat e ulëta janë një kërcënim serioz për shëndetin e drejtuesve dhe pasagjerëve të këtyre mjeteve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *