Home / Lajme / Maqedoni / Bora e vështirëson komunikacionin në Gjavatë, Strazhë dhe Mavrovë-Dibër

Bora e vështirëson komunikacionin në Gjavatë, Strazhë dhe Mavrovë-Dibër

27 shkurt-Komunikacioni në të gjitha rrugët rajonale dhe magjistrale po zhvillohet në kushte dimërore, vende-vende në rrugë të lëagështa. Në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore një pjesë e reshjeve të shiut dalngadalë po shndërrohen në reshje të borës, përderisa në grykat malore Mavrovë, Strazhë, Presekë, Gjavatë, Bukovë dhe Krushevë ka rreshje të borës me intensitet më të fuqishëm, që po mbeten në rrugë.

– Për shkak të erës së fuqishme, e cila po krijon shtresa të mëdha të borës nëpër rrugë është vendosur ndalesë për qarkullim të automejeteve të rënda ngarkuese në drejtimet rrugore Gjavatë, Strazhë, dhe në aksin Dibër-Mavrovë. Në kalimin malor Pletvar është vendosur përdorim i detyruar i pajisjes dimërore për automjtet e rënda ngarkuese, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Komunikacioni në të gjitha rrugët rajonale dhe magjistrale po zhvillohet në kushte dimërore, vende-vende në rrugë të lëagështa. Në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore një pjesë e reshjeve të shiut dalngadalë po shndërrohen në reshje të borës, përderisa në grykat malore Mavrovë, Strazhë, Presekë, Gjavatë, Bukovë dhe Krushevë ka rreshje të borës me intensitet më të fuqishëm, që po mbeten në rrugë.

LAMM shoferëve u rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes nëpër rrugë të rrëshqitshme dhe mbajtje të distancës mes automjeteve. Vëmendje e veçantë në drejtimet rrugore Dibër-Strugë, Mavrovë- Dibër, Katllanovë-Veles dhe Demir Kapi-Udovë për shkak të dukurisë së shpeshtë të shembjeve.

Intensiteti i komunikacionit është mesatar jashtë mjediseve urbane. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Përkujtim për të gjithë shoferët për obligimin ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete i cili zgjat deri më 15 mars.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *