Home / Lajme / Maqedoni / Borxhi i qytetarëve dhe kompanive ndaj bankave rritet në 335 milionë euro

Borxhi i qytetarëve dhe kompanive ndaj bankave rritet në 335 milionë euro

23 shkurt-Kjo e dhënë është publikuar nga Banka Popullore e Maqedonisë (BPM). Sipas vlerësimeve, në mënyrë drastike po rritet numri i qytetarëve dhe kompanive që gjenden në listën e zezë të bankave, për shkak të mos shlyerjes së borxheve nga kreditë e tërhequra.

Qytetarët dhe kompanitë i kanë borxh bankave një shumë rekorde prej 335 milion eurove.

Kjo e dhënë është publikuar nga Banka Popullore e Maqedonisë (BPM). Sipas vlerësimeve, në mënyrë drastike po rritet numri i qytetarëve dhe kompanive që gjenden në listën e zezë të bankave, për shkak të mos shlyerjes së borxheve nga kreditë e tërhequra.

Analizat e BPM-së theksojnë se vështirë këto qytetarë mund të rikthejnë borxhet, ndërsa ata për shkak të kësaj situate kanë humbur banesat, makinat, makineritë nga fabrikat prodhuese, për shkak se nuk kanë arritur të kthejnë kreditë.

Mbi 100 milion euro janë borxhe që kanë qytetarët, ndërsa pjesa tjetër i takon kompanive vendore. (INA)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *