Home / Lajme / Maqedoni / Çejku dhe Rexhepi jo ngacmimit të ndjenjave fetare dhe etnike

Çejku dhe Rexhepi jo ngacmimit të ndjenjave fetare dhe etnike

16 shkurt-” Por se në situata të tilla të gjithë faktorët duhet të jenë të unifikuar dhe të kontribuojnë për të ndihmuar agjendën e Maqedonisë e cila është agjendë e harmonisë fetare, e marrëdhënieve të mira ndëretnike, si dhe agjendë e integrimit euro-atlantik”, theksoi kreu i BFI-së.

Ngjarjet e fundit në Strugë dhe rrethinë ku u shënuan incidente të rënda me karakter ndëretnik dhe ndërfetarë kanë qenë shkak i takimit të zhvilluar sot ( e enjte) në selin e Bashkësisë Fetare Islame në mes Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi dhe ambasadorit shqiptar në Shkup, z. Arben Çejku.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me ngjarjet që shkaktuan tensione në vend gjegjësisht në Vevçani dhe Llabunishtë, me çrast gjatë këtij takimi u ndanë të njëjtët mendime se askush s`duhet të ngacmojë ndjenjat fetare dhe të provokojë bashkëjetesën në Maqedoni.

” Por se në situata të tilla të gjithë faktorët duhet të jenë të unifikuar dhe të kontribuojnë për të ndihmuar agjendën e Maqedonisë e cila është agjendë e harmonisë fetare, e marrëdhënieve të mira ndëretnike, si dhe agjendë e integrimit euro-atlantik”, theksoi kreu i BFI-së.

Ambasadori, Çejku gjithashtu ka shprehur vlerësim të lartë për veprimin institucional që kanë pasur dy bashkësitë më të mëdha fetare ajo Islame dhe ortodokse, duke i dënuar incidentet e fundit në Vevçani dhe Llabunishtë

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *