Home / Lajme / Rajon / DACI: Territoret e Kosovës nuk janë molla e dardha me i shkëmbyer sa herë të duash dhe kush të dojë !

DACI: Territoret e Kosovës nuk janë molla e dardha me i shkëmbyer sa herë të duash dhe kush të dojë !

Prishtinë, 26 shkurt/AIK-Presheva Jonë.« Unë qëndroj pas qëndrimeve, parimeve të mia fundamentale, që de fakto përputhen edhe me ato të Kosovës dhe kominitetit ndërkombëtar se nuk jemi të interesuar për ndryshimin e kufijve dhe Kosova duhet të zhvillohet nga ata 88 shtete të njohura dhe vende tjera nga te cilat do te njihet. Dhe nëse dikush ka pretendime per shkeputjen e ndonje cope të Kosovës, në menyre absolute duhet veprohet edhe me territoret e Luginës së Preshevës, fundja këtë u mundëson edhe Refrenduimi i 1992 dhe e drejta për vendsoje të popujve autokton..“. ka dekalruar sot akademik Nexhat Daci, kryetar i LDD-së në intervistën dhënë agjencisë informative kombëtare « Presheva Jonë »

Me rastin e 20 vjetorit të Referendumit (1992) të shqiptarëve etnik në Luginën e e Preshevës dhe pas referendiumit të serbëve të Veriut në Kosovë duket sikur ditëve të fundi janë shpeshtuar deklaratat për perspektivën e këtyre rajoneve në zonat kufitare. Sikur ndërkombëtarët edhe liderë e veprimtarët shqiptarë janë të vendosur për mosprekjen e kufijve të Kosovës, ndryshe për mos cenimine integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Por, nuk mungojnë as aso ide për coptimin e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve të Kosovës. Lidhur me këtë, ne sot kemi marrur edhe opinonin e akademik Nexhat Dacit, kryetar i LDD-së i cili nuk pajtohet me idetë e bashkëbiseduesve, sipas të cilit ato jnaë ide të tyre individuale. « Ata flasin për territore në të cialt nuk kanë jetuar, në të cilat nuk kanë familje, ku nuk kanë prona, këmba e të cilve ndoshta kurrë nuk ka sheklur. Dhe unë kur flasë për ato troje për at popull e ndjej nën lëkurë, sikur të jetoj atje në Bujanoc. Pra të flasësh nga larg është shumë lehtë, se sa për ata që jetojnë dhe veprojnë në tokat e tyre etnike apo kanë jetuar dhe e njohin mirë atë terren nën administrimin serbë… » thotë z.Daci.Lidhur me disa prononcime rreth ndarjes së Kosovës apo këmbit të territoreve, në vazhadim akademik nexhat daci për « Presheva Jonë » deklaron se « Unë nuk pajtohem as me atë e as me këtë, sepse nuk ka Pazar me shtetin e Kosovë, integritetin e saj. Territoret nuk janë molla as dardha me i shkëmbye sa herë të duash dhe kush të dojë. Gjith ata që flasin për coptim apo këmbim e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë janë medime të tyre inidividualesepse dihet e ardhmja e veriut të Serbëve dhe Luginës së Preshevës, të parët me perespktivë kah Kosova kurse Lugina e ka referendumin e vitit 1992..“

Në vazhdim lideri Nexhat daci pohon se « as ma pak e as më shumë të drjatat duhet dhënë shqiptareve në Luginën e Preshevës jo relativisht, por identike me ato të serbëve në Kosovë aq me tepër kur dihet se shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë etnititet autokton dhe numerkisht më shumë se serbët e Kosovës e mos të hymë nga aspekti hisitrik sepse dihen ato pas Luftës së dytë botërore, në vitet e 50-ta. Pra, nuk është koha tash që të merremi keto cështje. Duhet të kemi parasysh një parim themelor për të pasur paqe dhe stabilitet në ballkan të ket trajtim të ri për serbët e Kosovës dhe shqiptarëve të e Luginës së Preshevës. Dmth cfarë të drjtash, cfarë statusi do të posedojnë serbët e Kosovës po ato të drejta absolutisht udhet dhuruar edhe shqiptarët e Lugines së Preshevës si në aspektin ekonomik, arsimor e kulturor po ashut edhe në atë shëndetësor, juridik e politik, të hapur në bashkëpunim me shtet fqinje. Me një fjalë pakica, komuniteti serbë cfarë statsusi do të ketë në territorin e Republikës së Kosovës, po at status, trajtim të plotë duhet ta pasur edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës sepse ata janë autokton, në trojet e veta, me historinë e vetë…“.Se cfarë mendon rreth rreth refrendumit të serbëve të veriut dhe referendumit të vitit 1992 shqiptarve të Luginës profesor Nexhat Daci pohon se „Referendumi i serbëve të veriut nuk mund të krahasohet me atë Preshevës, sepse të parët ja kanë berë qefin vetës, bile janë bërë sherr i vetevetes, bumernag ndaj perspektivës së tyre i cili referendum nga askush nuk njihet sepse ai është i nxitur nga Beogradi, ndërsa Referendumi i shqiptarëve etnik të Luginës së Preshevës është i imponuar nga politika diskriminuese serbe dhe atë është shprehur villnetit i gjithë popullit të Bujancot, Preshevës dhe Medvegjës…”

Po, nëse eventualisht do të ketë ndarje të Kosovës, se cfarë do të veprohet me shqiptarët e Luginës së Preshevës? Rreth kësaj pyetjes, për fund akademik Daci përgjigjet se „Në qoftë se dikush kërkon ndryshimin e hartave, ndyrshimin e kufijve, per shembull të marr nje cope toke, apo territor ne Kosovë, nuk mund a marrë pa e dhënë ato territore të marra shqiptaëve para 40 e 50 vitesh me herët. Prandaj, nëse eventualisht preken kufijtë e Kosovës, padyshim duhet të preken edhe kufijtë edhe atyre vendeve ku jetojne shqiptarët..Po e them ketë nëse vjen deri këtu. Por, megjtihatë unë qëndroj pas qëndrimeve, parimeve të mia fundamentale, që de fakto përputhen edhe me ato të Kosovës dhe kominitetit ndërkombëtar se nuk jemi të interesuar për ndryshimin e kufijve dhe Kosova duhet të zhvillohet nga ata 88 shtete të njohura dhe vende tjera nga te cilat do te njihet. Dhe nëse dikush ka pretendime per shkeputjen e ndonje cope të Kosovës, në menyre absolute duhet veprohet edhe me territoret e Luginës së Preshevës, fundja këtë u mundëson edhe Referenduimi i 1992 dhe e drejta për vendsoje të popujve autokton..“

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *