Home / Lajme / Maqedoni / Decentralizimi i çon proceset përpara

Decentralizimi i çon proceset përpara

8 shkurt-Qëllimi nuk është që MVL-ja t’i menaxhoje paratë, por të ketë koordinim midis MVL-së dhe BNJVL-së dhe me këtë do të dihet pesha e këtij projekti”, tha ministri Bejta. Ai gjithashtu u shpreh se si ministër është duke u përpjekur maksimalisht që sa më shumë të decentralizohet pushteti.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta u takua të mërkurën me ambasadorin e Zvicrës në Maqedoni, Stefano Lazarato. Në takim është biseduat për procesin e decentralizimit në vend dhe mbështetjen që shteti i Zvicrës ia jep të njëjtit. Ministri Bejta ndërkaq e falënderoi shtetin zviceran për mbështetjen financiare që ia jep Maqedonisë në këtë moment. Ai tha se me anë të programit Forumi në bashkësi, që financohet nga Qeveria e Zvicrës, janë ndihmuar shumë komunat në Maqedoni. “Programi Forume në bashkësi në të ardhmen të realizohet në bashkëpunim midis Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe BNJVL-së. Qëllimi nuk është që MVL-ja t’i menaxhoje paratë, por të ketë koordinim midis MVL-së dhe BNJVL-së dhe me këtë do të dihet pesha e këtij projekti”, tha ministri Bejta. Ai gjithashtu u shpreh se si ministër është duke u përpjekur maksimalisht që sa më shumë të decentralizohet pushteti. “Përpiqem që qeverisja aktuale ta decentralizoj sa më shumë pushtetin, sepse decentralizimi i çon proceset përpara”, u shpreh Bejta. Ambasadori i Zvicrës Stefano Lazarato e vlerësoi decentralizimin si shumë të rëndësishëm dhe shtoi se vendi i tij është shteti më i decentralizuar në botë.
“Zvicra është një nga përkrahësit më të mëdhenj të Maqedonisë. Decentralizimi është shumë i rëndësishëm për ne sepse është shtyllë e Marrëveshjes së Ohrit. Zvicra është shteti më i decentralizuar në botë dhe më shumë kompetenca për komunat”, tha Lazarato. Ai u shpreh se me Programin “Forume në Bashkësi” u jepen më shumë mundësi qytetarëve në vendimmarrje. Ministri Bejta shprehu gatishmërinë që në të ardhmen ta vizitoj Zvicrën dhe nga kjo vizitë të sheh në praktikë se si është zhvilluar atje decentralizimi me qëllim që atë përvojë ta mbartë edhe Maqedoni

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *