Home / Sport / Demiri kap rritmin me kampionët

Demiri kap rritmin me kampionët

‘Patjetër të pranoj se jam shumë i kënaqur me rrjedhën e gjërave te Shkëndija. I vetëdijshëm se vij në një skuadër cilësore që në start kam kapur rritmin me serioz maksimal, për tu ambientuar shpejtë me pjesën tjetër të ekipit. Për fat të mirë gjithcka shkon më së miri dhe mbetet që të vazhdojmë të punojmë me këtë rritëm, për të pritur kampionatin sa më të përgatitur’, deklaroi mesfushori shkupjan Ertan Demiri.

Vazhdojnë përgatitjet e Shkëndijës në Antali të Turqisë, ku skuadra tetovare është duke qëndruar tani më një javë. ‘Kuqezinjtë’ kanë kushte shumë të mira për punë dhe për momentin stafi teknik është duke realizuar në përpikmëri planprogramin e hartuar më parë. Ekipi u paraqit suksesshëm në dy ndeshjet e para kontrolluese me Cernomorecin dhe Mariborin kur barazoi dy herë 0:0, ndërsa edhe përkundër mosefikasitetit në sulm, kënaq fakti se mbrotja bën si duhet detyrën e saj. Shkëndija në 180-të minuta me kundërshtarë shumë të fortë ka ruajtur rrjetën të paprekur dhe ky fakt është shenjë positive për ‘kuqezinjtë’, të cilët megjithatë mbetet të punojnë shumë në përmirësimin e sulmit dhe linjave tjera në skuadër. ‘Parimisht duhet të jemi të kënaqur me dy ndeshjet e para kontrolluese edhe pse gjërat mundeshin të shkojnë edhe më mirë. Flas për lojën, pasi rezultati në takime të këtilla është në plan të dytë. Kishim përballë skuadra kualitative të cilat megjithse dominuan, gjithsesi se ne në faza të caktuara shfaqëm elemente shumë pozitive. Mbetem optimist se do të përmirësohemi në vazhdimsi dhe të gatshëm do të presim vazhdimin e kampionatit’, deklaroi mesfushori shkupjan Ertan Demiri, i cili u bashkua me Shkëndijën pak para udhëtimit për në Antali. Ai shprehet i kënaqur me fillimin e avneturës te kampionët, ku vlerëson se ka hapsirë për optimizëm. ‘Patjetër të pranoj se jam shumë i kënaqur me rrjedhën e gjërave te Shkëndija. I vetëdijshëm se vij në një skuadër cilësore që në start kam kapur rritmin me serioz maksimal, për tu ambientuar shpejtë me pjesën tjetër të ekipit. Për fat të mirë gjithcka shkon më së miri dhe mbetet që të vazhdojmë të punojmë me këtë rritëm, për të pritur kampionatin sa më të përgatitur’, tha Demiri. ‘Besoj se kjo skuadër ka kapacitet të luftojë për titullin e kampionit. Ka kualitet në skuadër, shof disa të rrinjë me potencial dhe nëse gërshetojmë si duhet përvojën me talentin, mendoj se na pret pranverë e sukseshme. Shpresoj të jemi në nivel dhe tifozëve të shumtë të Shkëndijës të vazhdojmë ti sjellim momente gëzimi’, përfundoi Demiri.

0’ e re e Shkëndijës, të ejnten me Dioshgjerin

Skuadra kampione e Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës luajti baraz 0:0 përballë skuadrës sllovene të Mariborit, në ndeshjen e dytë kontrolluese të zhvilluar në kuadër të përgatitjeve dimërore në Antali të Turqisë. ‘Kuqezinjtë’ që në këtë ndeshje luajtën me fanella të bardha treguan lojë të mirë dhe në momente kishin aksione të rrjedhshme, mirëpo ishte skuadra e Mariborit ajo që dominoi takimin dhe kishte mundësitë më të mira për të shënuar. Shkëndija u kanos në minutën e 10-të pas aksionit të Allomeroviqit dhe Eminit, ndërsa në vazhdim sllovenët kishin rastet e tyre. Në minutën e 20-të Maribori shënoi gol, mirëpo i njëjti u anulua për shkak të pozitës jashtë loje. Katër minuta para mbylljes së pjesës së parë Maribori për pak sa nuk avansoi, kur goditja e Lesjakut u ndal në shtyllën e portës së tetovarëve. Në pjesën e dytë imazhe të njëjta në fushë, me atë që dy trajnerët kryen disa zëvendësime, ku spikati Shkëndija që inkuadroi thuajse të gjithë futbollistët që kishte në dispozicion. Në këtë periudhë Maribori dominonte dhe kishte disa mundësi, mirëpo portieri Velii u dallua me disa mbrojte të mira, ndërsa në minutën e 75-të pas goditjes së Jeliç-it, u duk se topi do të përfundonte në rrjetë, mirëpo shtylla përsëri ishte aleate e Shkëndijës. Në fund takimi u mbyll me rrjeta të paprekura, që për Shkëndijën ishte ndeshja e dytë me rradhë me këtë rezultat, pasi paraprakisht të shtunën kampionët e Maqedonisë barazuan pa gola me ekipin ukrainas Çernomorec. Për skuadrën e Mariborit në takimin me Shkëndijën nuk u paraqit tetovari Agim Ibraimi. Kjo ishte ndeshja e dytë e Shkëndijës në Antali, ndërsa gjatë përgatitjeve në Turqi ‘kuqezinjtë’ do të realizojnë edhe katër takime tjera kontrolluese. Të ejntem kampionët e Maqedonisë do të luajnë me Dioshgjerin, pasataj më 11 shkurt në program është dueli me ekipin rumun Pandurii-n, më 13-shkurt tetovarët përsëri kanë ‘test’ rumun kur do luajnë me Kluzhin, ndërsa kontrollën e fundit në Antali do ta zhvillojnë më 13-të shkurt përballë Lokomotiv Tashkentit.

NK MARIBOR: Radan, Mejac, Potokar, Vidovic, Viler, Milec, Lesjak, Filipovic, Crnic, Beric, Velikonja.
U inkuadruan edhe: Pridigar, Rajcevic, Ploj, Jelic.
Trajner: Darko Milanic.

SHKËNDIJA: Jovanovski, Elmazovski, Berisha, Mishkovski, Demiri, Cuculi, Taipi, Peev, Alomerovic, Emini, Sali.
U inkuadruan edhe: Velii, Nikitoviq, Miki Jovanovski, Tamboura, Selmani, Rexhepi, Jusufi, Karimani, Xhemaili.
Trajner: Nexhat Shabani.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *